6

1K 56 1
                                    

                                   Karla

Kishin kaluar pa u kuptuar dy muaj dhe Niko me afrohej gjithmone e me shume. Ai ishte i shkelqyer ne punen e tij. Por dhe pamja e tij, me ata sy jeshil qe me rrembenin dhe me benin te perhumbesha. Kishim kercyer disa here bashke me kembenguljen e tij. Nuk doja te verente asgje te ngjashme me naten e ballos sepse po bija dhe une keq ne dashuri me te ashtu siç kishte dashuruar dhe ai vajzen me maske. Çuditerisht ai nuk ma ka permendur me. Ndoshta vertet eshte dorezuar dhe nuk do vazhdonte me kerkimet me te. Elia me thoshte ti shprehja ndjenjat e mia, por nuk mundesha. Isha shume konfuze. Gjithashtu shpesh shikoja qe e merrnin ne telefon, degjoja ze femre. Ai ndoshta do e kete ndonje te dashur. U çova ne mengjes dhe si gjithmone ne akademi. U vesha me streçe pas trupit, floket i kapa gjysem dhe vesha bluze si te gjere me menge te gjata. Vesha xhupin dhe atletet e zeza sportive dhe shkova ne adakemi. Brenda ishte ngrohte dhe ende askush nuk kishte ardhur. Futem ne klase dhe heq bluzen duke qendruar vetem me kanatiere. Hap nje kenge tangoje. Kerrcitjet ritmike te kenges nuk me linin te qendroja vetem per te shijuar tingujt qe perhapeshin neper klase. Vesha kepucet e kercimit dhe fillova te ndihesha vetvetja dhe mbi te gjitha, e lirshme, pa qene nen shikimin e askujt.

                                 Niko

Telefoni im nuk pushoi nga thirrjet e Kameles. Se kuptoja me çfare fytyre arrinte te me merrte ne telefon.

Niko: Kamela sa here te kam thene nuk ka me shance te kthehemi bashke.
Kamela: Ne ende nuk kemi biseduar per ato qe ndodhen.
Niko: Ne tradheti nuk ka vend per biseda. Se kuptoja çfare te mungoi nga une?
Kamela: Perkushtimi.
Niko: Si ke fytyre ta thuash kete fjale kur une sy e vesh kam qene gjithmone nga ty?
Kamela: Ti kercimin e vije para meje, por ej iku ajo gje. Te lutem nuk dua te te humbas.
Niko: Ti kishe menduar keto para se te gjeja ngrohte e ngrohte me tjetrin. Ma neverite!
Kamela: Harroji ato, ti ende me do.
Niko: Nuk te dua me, ka kaluar goxha kohe dhe ndjenjat e mia per ty vdiqen bashke me ty ne jeten time. Por, por edhe nese ende do kisha sado pak ndjesi per ty perseri kurre nuk do kthehesha me ty, fiksoje.
Kamela: Dashuria e vertet fal.
Niko: Dashuria e vertete nuk tradheton. Mos me trego mua dashuri te vertete, e jona nuk ka qene asgje. Kaloi nje vit e ca shko me ate qe shkove kaq kohe sa ishe me mua. Ndoshta edhe te ka  kenaqur me shume se une. Dhe diçka tjeter.
(Nga ana tjeter e telefonit ishte nje heshtje absolute) Kercimin kurre nuk do e zevendesoja me nje femer si puna jote. Kurre!
Kamela: Ti bilbilos keshtu se ke gjetur dike tjeter.
Niko: Hemm.. te jem i sinqert? Dashuroj nje vajze, qe as te maja e thorit nuk ja arrin. Por s'ka rendesi kjo gje, perseri kercimi eshte dashuria me e madhe per mua. Mirembetsh!
Kamela: Prit mos e mbyll tel...
Dhe ja tek ia mbylla telefonin perseri ne surrat. Kesaj femre si behet dermani. Po mendoja te nderroja numer se aq shume po me neveritej. Nisem per te klasa dhe degjoj muzik por dhe qetesi njekohesisht. Zgjat koken duke hapur lehtazi deren dhe ja tek shikoj ate, trendafilin qe hap petalet e saj ne kulmin e lulezimit. Ishte me ato strece qe po me terbonin, me ate kanatiere qe tregonte linjat e saj dhe formen e gjoksit kaq te dashurueshem. Floket i kishte njesoj si ate nate, i njejti shpirt kercimi qe ndjeva dhe preka ate nate magjike. Perfundimisht isha çmendur! Se di se si u dashurova kaq papritur dhe kaq...shpejt?! Aq shume e ndjente ritmin ai trup as nuk e ndjeu kur hapa e mbylla deren. Shyqyr Zotit nuk kishte njeri rrotull, ajo ishte symbyllur dhe une eca duke kercyer per t'iu afruar atij trupi qe me percillte elektricitet dashurie per kaq kohe. Teksa ishte me kurriz e rrethova per beli me doren e djathte dhe me doren e majte i rrembeva doren. Nuhata thelle floket dhe lekuren e saj sa u rrenqetha. Ajo u tremb per nje çast dhe trupi i ra perseri ne qetesine e meparshme. E rrotullova dhe e perplasa me trupin tim. Ajo vuri doren ne kraharor dhe e kapa nga mjekrra per ti ngritur fytyren e bukur bardhoshe. Ajo dridhej dhe une po ashtu. Teksa humbisja ne syte e saj si oqean e shtrengova me shume pas vetes dhe i hoqa disa fije floku qe i kishin rene ne fytyre.
Niko: Sot u ndjeve vetvetja, trendafili im.
Karla: Pse heret e tjera nuk kam qene?
(Thoshte ajo pa fryme dhe zemra qe i buçiste ne kraharorin e bukur.)
Niko: Ke qene, por sot me keto levizje me shume se kurre, apo jo?
Iu afrove dhe me buzet e mia i preka qafen. Ajo hodhi krahet e saj rreth shpatullave te mia dhe mbylli syte duke renkuar lehte. Ngrihesha duke e puthur ngadale deri prane veshit dhe e kafshova lehte e i peshperisja.
Niko: Fustani i kuq me çmendi ate nate ne trupin tend, ashtu siç po me çmend edhe tani.
Karla: Ç...çfare fustani te kuq po flet?
Niko: Per te mos permendur masken e kuqe qe te bente kaq seksi, ashtu misterioze, teksa trupat tane beheshin nje nen ate tango te lehte.
Karla: Po me ngaterron me duket, ende e ke mendja tek ajo vajza.
Niko: Si te mos e kem mendjen tek ajo kur e shoh çdo dite ne klasen e kercimit dhe e dashuroj ne heshtje.
Ra qetesi, me dukej sikur ajo nuk po merrte fryme. Madje dhe une, nuk e di si arrita t'ja thoja ato fjale, u rrembeva nga aroma, nga ajo. E putha lehte ne faqe dhe i buzeqesha. Ende dukej e hutuar.
Niko: Sonte dua te dalim bashke.
Karla: Pse?
Niko: Nuk do te dalim?
Karla: Jo jo dua. Dua po.
Tha teksa spontanisht po buzeqeshte. E perqafova fort duke e ngritur ne krahe.
Me pas erdhen te tjeret dhe filluam provat. Tani qe ia shpreha ato fjale, ajo dukej me e lirshme ne kercim, une ndihesha ne qiell te shtate, ndihesha teper i lumtur. Kurre nuk isha ndjere ne nje dimension te tille nga nje femer.

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now