3

994 59 3
                                    

Filloi nje kenge, ishte kenga e Anxhela Peristeri Maraz. Me ate kenge mund te kerceje tango te lehte, nje kercim tipik dashurie. Shkova u nderrova dhe vesha fustanin tjeter. Elia nxitoi dhe u afruam me turmen e njerezve.
Elia:Shko dil atje dhe trego se ç'di te besh!
Karla: Nuk mundem. Eshte drite e fokusuar. Do shikohem nga te gjithe. Pastaj atje do shkoj dikush tjeter.
Elia: Askush nuk po futet! Ec pra, tregoje talentin tend. Mos me bej te te shtyj. Beje per mua, per mamin, per ne. Askush nuk do te te njohi ke masken. As nxeneset e tua nuk te njohen. Jepi pra, motra ime ka nje talent te madh per ta ndare me te tjeret.
Karla: Vertet mendon keshtu?
Elia: Pa diskutim. Tunde ate byç me forme dhe jepi une do brohorij me vajzat per ty!
Karla: Duhet me nje partner.
Elia: Boll mu justifikove. Ke kercyer keshtu dhe vetem te kam pare. Jepii.
Po me shtynte shume afer drites. O zot stomaku im u pushtua nga ai lemshi. Ne djall te vej. Lirova trupin duke mos i bere me rezistence shtyrjes se Elias dhe mbylla syte duke filluar te eci duke kercyer.
Elia: Kjo eshte vajza ime!
Sandalet e mia i ndjeja qe te benin kerrcitje te lehte, nje kerrcitje qe vetem nje kercimtare mund ti degjonte nen tingujt e muzikes ne kup te qiellit sipas mamase sime. Dritat u fokusuan tek une dhe une fillova te ndjeja veten ne klasen e akademise, pa me pare njeri, me syte e mbyllur duke ndjere tingujt e nje kercimi dashuror. Fillova te ecja me hapa te lehte me krahet qe me rrethuan trupit tim dhe ngrita kemben si balerine, kur degjoj djemte qe bejne nje "uuuhh" duke duartrokitur. Fillova te kerceja duke kombinuar ritmin me trupin. E dija qe syte ishin tek une, por ne moment nuk me plaste se kush po shikonte.
Ne nje çast ndjej nje dore ne belin tim. Mu rrenqeth trupi dhe se kuptova pse. Dora ime kapet dhe rrotullohem drejt personit qe pushtoi trupin tim. U ndesha me syte e tij, dhe per nje moment mbeta pa fryme. Kisha mesuar djem te kercenin, por pse ndihesha kaq konfuze brenda trupit tim. Kush ishte ai djale me masken e zeze qe u fut me mua? Mu duk sikur me pushtoi kraharori i tij i madh dhe aroma qe mbizoteronte ne te.


Niko

Enea: Shiko Niko, dikush po kercen. Degjoji reagimet e njerezve.
Niko: Me siguri ndonje kercimtar qe e mban veten per mjeshter.
Enea: Ej ej, shiko qenka femer.
Hodha syte drejt saj. U afrova me shume. Zot nuk kisha pare kurre qe nje femer te levizste keshu.
Enea: Qenka vertet e talentuar. Kush mund te jete? Qenka shume e bukur.
Niko: Qenka e mrekullueshme.
Zemra ime papritur filloi te dashuronte levizjet e saj. Asnje femer nuk e kisha pare ne ate menyre. Syte i mbante te mbyllur, aq shume e ndjente muziken.
Niko: Do shkoj te kercej me te!
Enea: Ejj plako, te ra ne koke per te?
Niko: Jo thjesht kercen bukur.
U futa pa u ndjer ne refren dhe i rrethova belin. Ndjeva qe trupi i saj u be me mornica. Thitha aromen e embel qe kishte trupi i asaj vashe te mbuluar me maske. E rrotullova rreth vetes dhe u perplas ne kraharorin tim. Ajo hap syte dhe ndeshet me syte e mi. Syte e saj blu me hutuan ne nje çast. Mu duk sikur mbetem te dy te ngrire ne nje çast derisa ajo ngre kemben e bukur drejt. Ndjeja psheretimat e djemve te eksituar. Dhe vet trupi im filloi te dridhej. Ajo ul kemben dhe ja marr duke e mbeshtetur ne kofshen time. Eci mbrapsht pastaj shkoj perseri ne vend. Ajo rrotullohet dhe nisim hapat e tangos se lehte, nje lloj kercim dashurie. Kisha kercyer me mijra vajza, disa ngaterroheshin, disa me shkelnin, disa duhet tu ndiqja ritmin se perndryshe nuk behej asgje, por me ate? Me ate femer nuk e kuptoja dot se po e ndiqja apo po me ndiqte. Ishte nje femer ndryshe. E shtrengoj ne belin e holle dhe degjoj nje psheretim te lehte prej gojes se saj te bukur. Ajo filloj harkohet duke u perkulur bashke me te dhe ajo fillon ngrihet avash teksa fytyra ime levronte nga barku i sheshte i saj deri prane gjinjve gjysem te zbuluar e deri ne qafen e saj epsh ndjellese. Fillon te tundi ritmikisht te pasmet e saj. Zot! Kush ishte kjo femer qe me nje kercim po me bente te imagjinoja gjera dashurie? Ajo fillon ulet deri prane gjurin tim dhe hap njeren kembe si tip sparkateje dhe me pas e marre peshe duke e ngritur ne krahe dhe duke e ulur direkt perball vetes, duke u ndeshur perseri me syte e saj qe shkelqenin bashke me te ate mbremje! Ajo kthehet me kurriz nga une dhe merr doren time dhe e thur me te sajen perball barkut te sheshte dhe te holle. Lekundemi si anije prane njeri tjetrit dhe me pas i bej nje rrotullim te shpejt duke e ulur ne gjurin tim nje çast. Me pas ajo ngrihet dhe kalon posht kofsheve te mia pa me leshuar njeren dore per tu rrotulluar prane meje, te cilen e mbyll duke hedhur kemben e holle e te bukur ne kofshen time. Frymemarrjet tona ishin shpejtuar, i ndjeja e pse ajo e fshihte kete gje mjaft mire. Nuk e kuptova se sa nje u beme ne te dy. Ndodhi nje kimi perfekte mes nesh, gje qe nuk me kishte rastisur me ndonje vajze tjeter ne jeten time. Turma brohoret e çmendur ndersa djemt i degjoja qe therrisnin emrin tim. Dora e saj qendronte ende ne kraharorin tim, ajo dore qe me shkaktonte nje emocion te panjohur ne porten e shpirtit tim ndersa duar e mia mbanin ende kofshen dhe belin e saj. Ajo uli kemben dhe dora ime instiktivisht shkoi ne faqen e saj ne momentin qe dritat u fiken dhe gishti i madh i dores i perkedheli lehte faqen. Ajo u skuq dhe iku prej meje. E ndoqa nga pas por shoket me ndaluan.
Enea: Ishe i papar o plak me asnje vajze s'te kam pare kurre te kercesh ashtu!
Eriku: Ishte hata, e vure re si kombinoheshe me vajzen. Mrekulli!
Niko: Djema me prisni pak duhet te shkoj pas asaj vajzes. Dua ta di kush eshte!
Dhe ika pa nje pa dy.


Karla

Karla: Elii duhet te ikim.
Elia:Ça pate? Qendrojme e pak.
Karla: Jo jo jo ai po me ndjek.
Elia: Kush?
Elia kthen koken mbrapa dhe shikon ate djalin me kostumin e masken e zeze.
Elia: Eshte bukuroshi me masken e zeze qe kerceu me ty. Ça ke ti ai nuk do te te haj ty.
Karla: S'dua ta dij kush jam?
Elia: Ti e njohe kush eshte?
Me kapi doren fort dhe ndaluam te dyja paa deres.
Karla: Jo, me dukej fytyre e panjohur nuk ma merr mendja ta njoh si person.
Elia: Po nuk je kurioze ta dish kush mund te jete?
Kur fap, bukuroshi misterioz me maske me del mu perballe vetes
Niko: Hej pse ike ashtu?
Karla: U..une...nu..nuk ika.
Elia: Eshte motra ime. Eshte pak e ndrojtur.
Niko: Kush je? Nuk kisha pare kurre nje linje levizjesh kaq perfekte. Te lutem me thuaj kush je? Si te quajne? A mund te njihem me ty?
Ai dukej kaq i pashem, terheqes dhe mbi te gjitha merte vesh nga kercimi.
Karla: Nuk eshte nevoja te me njohesh kush jam.
Niko: Perse?
Karla: Sepse nuk do e heq masken. Nuk dua ta di njeri kush jam.
Niko: Ti kishe kaq shume talent. Une u dashurova me levizjet e tua.
Me kap doren dhe e çon ne zemren e tij.
Niko: Te besohet qe kjo zemer rrahu si e marre pas levizjeve te tua?
Une hoqa doren duke u dridhur e gjitha. Kush ishte ky djale qe kerkonte me ngulem kush isha une. Edhe une fillova te marrosesha pas tij por nuk e jepja veten. Ai ishte shume i talentuar ne kercim, por perseri nuk doja te shfaqesha.
Karla: Mua me duhet te iki. Naten e mire.
Niko: Te lutem mos ik.
Karla: Me vjen keq, Elia ikim ne shtepi.
E terhoqa nga krahu dhe u hipem ne makine.

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now