Në datën 3 korrik, Tirana Bank dhe Tirana Business University College përfunduan me sukses programin 12-javor STARTECH. Platforma STARTECH përfaqëson një modul inovativ për edukimin dhe punësimin, duke u ofruar studentëve përvojë të vlefshme praktike dhe mundësinë për të kontribuar në sistemin bankar në zhvillim. 🏦 z. Dritan Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv shprehu vlerësimin e tij për pjesëmarrjen e studentëve dhe theksoi rëndësinë e iniciativave si STARTECH, duke i krijuar gjeneratës së re mundësinë e hyrjes në tregun e punës dhe atë të sistemit bankar. Ai vuri në dukje bashkëpuninim e frytshëm për të arritur këtë qëllim dhe vlerësoi programin për ndarjen e përvojës së gjerë të stafit të Bankës me studentët. Në përfundim studentët prezantuan projektet e tyre inovative, ku tre prej tyre u vlerësuan nga komisioni përkatës, duke i dhënë mundësinë për të zhvilluar praktikën e tyre profesionale në Tirana Bank me qëllim punësimin. #Startech #students #digital #banking #TiranaBank #cfarëdotëarrishsot