Junior Achievement of Albania’s Post

Në datat 14-15 Qershor 2023, Junior Achievement of Albania mbylli me sukses Kampionatin Kombëtar të Debatit të Universiteteve! Të organizuar nga JAA si pjesë e programit “Debating Economics”, 8 klube debati nga universitetet publike dhe private nga i gjithë vendi 🇦🇱 shkuan ballë për ballë në 3 raunde debatesh. ⚔🔥 Në finale u përballën POLIS University dhe Fakulteti i Ekonomisë së University of Tirana / Universiteti i Tiranës (UT) (FEUT). 🎓🔥 Pas debateve plot argumenta, skuadra nga FEUT doli fituese, duke marrë në shtëpi trofeun e kampionatit! 🏆✨ 📚🗣 Debatuesit tanë nuk qenë debatues vetëm në këto dy ditë por përgjatë vitit u trajnuan e u praktikuan për të qenë debatues të suksesshëm, zhvilluan aftësitë e kërkimit e prezantimit në publik, dije e aftësi që do ti shoqërojnë gjatë gjithë jetës. 💡🚀 Mirënjohje të gjithë debatuesve për angazhimin dhe zellin e tyre të treguar pas cdo eventi e trajnimi nga programi i "Debating Economics". Falenderojmë gjithashtu mentorët, trajnuesit dhe gjykatësit e programit. Ne në JAA ndihemi shumë me fat që kemi mundësinë të punojmë me të rinj si ju.🌟💙 #DebatiUniversitar #JAA #DebatingEconomics #debateclub

  • No alternative text description for this image
  • No alternative text description for this image
  • No alternative text description for this image
  • No alternative text description for this image
  • No alternative text description for this image
    4

To view or add a comment, sign in

Explore topics