Caktoni kufijtë për komunikimin dhe sigurinë dhe bllokoni përmbajtjet e papërshtatshme në iPhone
Në Screen Time, mund të caktoni kufij për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe për të bllokuar përmbajtjen e papërshtatshme.
Lejoni ose bllokoni telefonatat dhe mesazhet nga kontakte specifike
Mund të lejoni ose të bllokoni komunikimin - duke përfshirë telefonatat e telefonit, telefonatat e FaceTime dhe mesazhet hyrëse dhe dalëse - nga kontakte të caktuara në iCloud, gjatë gjithë kohës ose në periudha të caktuara.
Nëse nuk e keni aktivizuar ende Contacts në iCloud, shkoni te Settings > [emri juaj] > iCloud, prekni Show All dhe më pas aktivizoni Contacts.
Shkoni te Settings > Screen Time.
Prekni Communication Limits, prekni During Screen Time, pastaj zgjidhni një nga sa më poshtë për komunikimin gjatë të gjithë kohës (përveçse gjatë periudhës joaktive):
Contacts Only: Për të lejuar komunikimin vetëm me kontaktet tuaja.
Contacts & Groups with at Least One Contact: Për të lejuar vetëm bisedat individuale me persona në kontaktet tuaja dhe biseda në grup që përfshijnë të paktën një person në kontaktet tuaja.
Everyone: Për të lejuar biseda me këdo, duke përfshirë numra të panjohur.
Prekni Back në pjesën e sipërme majtas, më pas prekni During Downtime.
Opsioni që zgjodhët në hapin 3 (për During Screen Time) është i paracaktuar tashmë këtu. Mund ta ndryshoni këtë cilësim te Specific Contacts, pastaj të zgjidhni një nga sa vijon:
Specific Contacts: Për të zgjedhur kontaktet për të lejuar komunikimin me ta gjatë periudhës joaktive.
Everyone: Për të lejuar biseda me këdo, duke përfshirë numra të panjohur.
Nëse dikush që është i bllokuar për momentin nga cilësimi Communication Limit përpiqet t'ju thërrasë apo t'ju dërgojë mesazh komunikimi me personin nuk do të kryhet.
Nëse jeni ju që përpiqeni të telefononi apo t'i dërgoni mesazh dikujt që e keni aktualisht të bllokuar te cilësimet e Communication Limit, emri ose numri i personit do të shfaqet me të kuqe në listën e telefonatave ose mesazheve të fundit dhe komunikimi juaj nuk do të kryhet. Mund të komunikoni me të kur të ndryshohet kufiri i komunikimit. Nëse kufizimi vlen vetëm për periudhën joaktive, do të merrni një mesazh Time Limit. Komunikimin me kontaktin mund ta vazhdoni kur të kalojë periudha joaktive.
Për të rifilluar komunikimin me kontakte që janë të bllokuara nga cilësimet tuaja të Communication Limit, ndryshojini cilësimet sipas hapave të lartpërmendur.
Kontrolloni për imazhe sensitive
Mund të bëni që iPhone (ose iPhone i pjesëtarit të familjes suaj) të dallojë lakuriqësi në imazhet para se të merren te Messages, AirDrop, Contact Posters, në mesazhet e FaceTime, në aplikacionin Photos dhe në aplikacionet e palëve të treta që adoptojnë kuadrin Communication Safety të Apple. Nëse zbulohet lakuriqësi në një imazh, imazhi turbullohet dhe ofrohen burime për të ndihmuar fëmijën tuaj të trajtojë situatën (nuk ofrohet në të gjitha shtetet ose rajonet). Kjo veçori nuk i jep Apple akses te fotot. Shikoni artikullin Rreth sigurisë së komunikimit te Messages tek Apple Support.
Shkoni te Settings > Screen Time.
Prekni Communication Safety, më pas aktivizoni Communication Safety.
Kur Communication Safety është i aktivizuar, iPhone dallon imazhet me lakuriqësi para se të shihen, dhe shfaq një paralajmërim.
Shënim: Kur aktivizoni Communication Safety, aktivizon Sensitive Content Warning te Settings > Privacy & Security. Mund të aktivizoni gjithashtu Sensitive Content Warning më vete te Settings > Privacy & Security. Shikoni Merrni paralajmërime për përmbajtjet delikate në iPhone.
Bllokoni përmbajtjet e papërshtatshme
Cakto Content & Privacy Restrictions që Screen Time të bllokojë përmbajtjet e papërshtatshme dhe të vendosë kufizime për blerjet në iTunes Store dhe App Store.
Shkoni te Settings > Screen Time.
Prekni Content & Privacy Restrictions, pastaj aktivizoni Content & Privacy Restrictions.
Kryeni një nga më poshtë:
Caktoni kufizime për blerjet dhe rishkarkimet në dyqan: Prekni iTunes Store & App Store Purchases.
Aktivizoni ose çaktivizoni një aplikacion ose veçori: Prekni Allowed Apps & Features.
Caktoni qasjen dhe vlerësimet e përmbajtjes për përmbajtjen e dyqanit, në ueb, të Siri dhe Game Center: Prekni Store, Web, Siri & Game Center Content.
Lejoni ndryshimet në cilësimet e privatësisë në veçori, aplikacione ose media të caktuara: Prekni një opsion nën Privacy dhe më pas prekni Allow Changes ose Don't Allow Changes.
Lejoni ndryshimet në cilësimet e tjera: Prekni një opsion nën Allow Changes To dhe më pas prekni Allow ose Don't Allow.
Kyçni cilësimet e Screen Time
Mund t'i siguroni cilësimet tuaja të Screen Time duke futur një kod kalimi të Screen Time. Në këtë mënyrë, askush nuk mund t'i ndryshojë cilësimet pa futur më parë kodin e kalimit të Screen Time.
Shkoni te Settings > Screen Time.
Prekni Lock Screen Time Settings (lëvizni poshtë, nëse është e nevojshme).
Futni një kod kalimi 4-shifror, rifuteni atë dhe më pas prekni OK.
Shënim: Nëse harroni kodin e kalimit të Screen Time, shikoni Nëse e keni harruar kodin e kalimit të Screen Time.