Përdorimi i Magic Keyboard me iPhone
Mund të përdorni Magic Keyboard (në dispozicion më vete) për të futur tekst në iPhone.
Shënim: Magic Keyboard nuk i mbështet të gjitha funksionet që ofrohen në tastierën virtuale. Për shembull, nuk mund të aktivizoni diktimin me Magic Keyboard.
Për informacion pajtueshmërie rreth Apple Wireless Keyboard dhe tastierave të palëve të treta me Bluetooth, shihni artikullin e Apple Support Pajtueshmëria e Apple Wireless Keyboard dhe e Magic Keyboard me pajisjet me iOS.
Lidhja e Magic Keyboard me iPhone
Tastiera përdor një lidhje Bluetooth me iPhone, ndaj duhet t'i çiftoni.
Sigurohuni që tastiera është e ndezur dhe e karikuar.
Këshillë: Mund të përdorni miniaplikacionin Battery për të parë karikimin e tastierës.
Në iPhone, shkoni te Settings > Bluetooth, pastaj aktivizoni Bluetooth.
Prekni Magic Keyboard kur shfaqet në listën Other Devices.
Magic Keyboard shkëputet kur e kaloni në Off çelësin mbrapa tastierës ose kur e lëvizni tastierën apo iPhone jashtë rrezes së Bluetooth — rreth 10 m (33 ft). Për ta rilidhur, kalojeni çelësin në On ose silleni tastierën dhe iPhone brenda rrezes, pastaj prekni një tast çfarëdo. Kur lidhet Magic Keyboard, tastiera virtuale nuk shfaqet.
Për ta shçiftuar Magic Keyboard, shihni Shçiftimi i një pajisjeje me Bluetooth.
Shënim: Nëse Magic Keyboard është tanimë e çiftuar me një pajisje tjetër, duhet ta shçiftoni përpara se të mund ta lidhni Magic Keyboard me iPhone. Në Mac zgjidhni menynë Apple > System Preferences > Bluetooth, zgjidhni pajisjen, pastaj klikojini emrin duke mbajtur të shtypur tastin Control. Për iPhone, iPad apo iPod touch, shihni Shçiftimi i një pajisjeje me Bluetooth.
Hapja e Search me Magic Keyboard
Shtypni Command-Space.
Ndërrimi i tastierave
Mund të ndërroni mes tastierave - për shembull, anglisht, Emoji dhe çfarëdo tastiere që keni shtuar për të shkruar në gjuhë të ndryshme.
Te Magic Keyboard, shtypni e mbani Shift-Control.
Shtypni shiritin e hapësirës për të kaluar në mënyrë ciklike te gjuhët.
Këshillë: Nëse keni shtuar tastierë kineze, koreane, japoneze apo hebraike, mund të përdorni tastin Caps Lock për të ndërruar me të shpejtë me alfabetin latin dhe tastierat e tjera që përdorni.
Ndërrimi mes Magic Keyboard dhe tastierës virtuale
Për të përdorur tastierën virtuale, shtypni te Magic Keyboard. Për të përdorur Magic Keyboard, shtypni sërish .