Ndarja e dosjeve dhe e skedarëve në iCloud Drive në iPhone
Pas konfigurimit të iCloud Drive mund të përdorni aplikacionin Files për të ndarë dosje (iOS 13.4 e lart) dhe skedarë individualë me shoqërinë dhe kolegët. Kur ndani një dosje apo skedar me iCloud Drive, ju dërgoni një lidhje për tek elementi dhe jo një kopje të këtij. Kur i bëni ndryshme një dosjeje apo skedari të ndarë, të tjerët i shohin vetiu ndryshimet. Nëse u lejoni të tjerëve të bëjnë modifikime, ndryshimet e tyre shfaqen gjithashtu vetiu.
Dosjet dhe skedarët e ndarë në iCloud Drive kanë këto karakteristika të rëndësishme:
Nëse ndani një dosje, do të ndahen të gjithë artikujt që keni shtuar në atë dosje ju apo pjesëmarrësit e tjerë.
Lidhja për te skedari i ndarë përfshin dhe emrin e tij. Nëse emri ose përmbajtja është konfidenciale, sigurohuni që t’u kërkoni marrësve të mos ia përcjellin lidhjen askujt tjetër.
Nëse e lëvizni një skedar të ndarë në një dosje apo vendndodhje tjetër, lidhja nuk punon më dhe të tjerët e humbasin mundësinë e hapjes së elementit.
Në varësi të aplikacionit, përdoruesit mund të duhet ta rihapin skedarin ose të prekin lidhjen origjinale për të parë ndryshimet e fundit.
Ndarja e një dosjeje apo skedari
Nëse jeni zotëruesi i një dosjeje (iOS 13.4 e lart) apo skedari në iCloud Drive, mund të ftoni të tjerë për t'u parë apo modifikuar përmbajtjen.
Mund të ndani një dosje dhe skedar në mënyrë që të mund ta hapin vetëm ata që ftoni, apo cilido që merr lidhjen.
Mund të lejoni që të ndryshohet përmbajtja e një dosjeje apo skedari, ose mund t'i kufizoni hapjen në mënyrë që përmbajtja vetëm të mund t'i shihet.
Kur ndani një dosje, skedarët në dosjen e përbashkët mund ta hapin vetëm personat që ftoni. Për të ftuar më shumë vetë që të hapin skedarët, duhet të ndryshoni cilësimet e dosjes së ndarë për të shtuar pjesëmarrës të tjerë. Nuk mund të zgjidhni një skedar individual brenda një dosjeje të ndarë dhe t'i shtoni këtij pjesëmarrës.
Prekni e mbani dosjen ose skedarin.
Prekni Share , pastaj prekni Add People.
Kryeni një nga më poshtë:
Lejojuni vetëm të ftuarve të shikojnë e të modifikojnë përmbajtjen: Prekni Share Options, prekni “Only people you invite”, prekni “Can make changes”, pastaj zgjidhni një mënyrë, si p.sh. Messages ose Mail, për t'u dërguar të tjerëve një lidhje për te dosja apo skedari.
Lejojuni vetëm të ftuarve të shikojnë përmbajtjen: Prekni Share Options, prekni “Only people you invite”, prekni “View only”, pastaj zgjidhni një mënyrë për dërgimin e lidhjes.
Lejojini cilitdo që ka lidhjen, që ta shohë e modifikojë përmbajtjen: Prekni Share Options, prekni “Anyone with the link”, prekni “Can make changes”, pastaj zgjidhni një mënyrë për dërgimin e lidhjes.
Lejojini cilitdo që ka lidhjen, që ta shohë përmbajtjen: Prekni Share Options, prekni “Anyone with the link”, prekni “View only”, pastaj zgjidhni një mënyrë për dërgimin e lidhjes.
Zgjidhni si doni ta dërgoni ftesën tuaj, pastaj prekni Send.
Ftoni më shumë njerëz për të ndarë një dosje ose skedar
Nëse e keni ndarë tanimë një dosje (iOS 13.4 e lart) apo skedar dhe aksesin e ka si “Only people you invite”, mund ta ndani me më shumë persona.
Prekni e mbani dosjen ose skedarin.
Prekni Share , pastaj prekni butoni Show People.
Prekni Add People dhe zgjidhni një mënyrë për dërgimin e lidhjes.
Futni çdo informacion tjetër të kërkuar, pastaj dërgoni ose postoni ftesën.
Ndarja e një dosjeje apo skedari me më shumë njerëz duke përdoru një lidhje
Nëse e caktoni aksesin në një dosje (iOS 13.4 e lart) apo skedar të ndarë te "Anyone with the link", do të mund ta ndajë me të tjerët cilido që ka lidhjen.
Prekni e mbani dosjen ose skedarin.
Prekni Share , prekni Show People, pastaj prekni Send Link.
Zgjidhni një metodë për dërgimin e lidhjes, vendosni çdo informacion tjetër të kërkuar, pastaj dërgoni ose postoni ftesën.
Ndryshimi i cilësimeve për aksesin dhe autorizimet për gjithkënd
Nëse jeni zotëruesi i një dosjeje (iOS 13.4 e lart) apo skedari të ndarë mund t'ia ndryshoni aksesin në çdo kohë. Sidoqoftë, kjo prek të gjithë ata me të cilët e ke ndarë lidhjen.
Prekni e mbani dosjen ose skedarin.
Prekni Share , prekni Show People, pastaj prekni Share Options.
Ndryshoni njërin ose të dyja opsionet.
Opsioni i aksesit: Kur e ndryshoni opsionin e aksesit nga “Anyone with the link” në “Only people you invite”, lidhja fillestare nuk funksionon më për askënd dhe vetëm personat që marrin një ftesë të re nga ju mund ta hapin dosjen apo skedarin.
Opsioni i autorizimit: Kur ndryshoni opsionin e autorizimit, gjithkush që e ka skedarin të hapur kur ndryshoni autorizimin do të shikojë një sinjalizim. Cilësimet e reja veprojnë vetëm pas anulimit të sinjalizimit.
Ndryshimi i cilësimeve për aksesin dhe autorizimet për një person
Nëse jeni zotëruesi i një dosjeje (iOS 13.4 e lart) apo skedari të ndarë dhe aksesin e ka si “Only people you invite”, mund ta ndryshoni autorizimin për një person pa ndikuar tek autorizimet e të tjerëve. Mund dhe t'ia hiqni aksesin personit në këtë skedar.
Prekni e mbani dosjen ose skedarin.
Prekni Share , pastaj prekni butoni Show People.
Prekni emrin e personit, pastaj zgjidhni një opsion.
Ndalimi i ndarjes së një dosjeje apo skedari
Nëse jeni zotëruesi i një dosjeje (iOS 13.4 e lart) apo skedari të ndarë, mund t'ia ndaloni ndarjen.
Prekni e mbani dosjen ose skedarin.
Prekni Share , pastaj prekni butoni Show People.
Prekni Stop Sharing.
Kushdo që e ka skedarin të hapur kur ndaloni ndarjen, shikon një sinjalizim. Elementi mbyllet kur largohet sinjalizimi, skedari hiqet nga iCloud Drive i personit, si dhe lidhja nuk punon më. Nëse më vonë e ndani sërish elementin dhe e caktoni aksesin si “Anyone with the link”, lidhja fillestare do të funksionojë. Nëse aksesi caktohet si “Only people you invite”, lidhja fillestare funksionon përsëri vetëm për personat që riftoni për të ndarë elementin.