zhvillohem
Appearance
ZHVILLOHEM vetv.
- 1. Rritem e fuqizohem nga trupi; bëhem i fuqishëm e i aftë për të kryer një punë, më rriten aftësitë. Zhvillohem nga trupi. Iu zhvillua shtati. I janë zhvilluar shpatullat (krahët). U zhvillua menjëherë.
- 2. vet. veta III. Rritet mirë e me shpejtësi, bëhet i mbarë, merr zhvillim të mirë (për bimët etj.); shtohet e përhapet me shpejtësi, merr një përhapje të gjerë (për një sëmundje etj.). Bimët po zhvillohen mirë. Gruri është zhvilluar shumë. Sëmundja iu zhvillua me shpejtësi.
- 3. Rritem e pasurohem më tej me veti e cilësi të mira; pasurohem me njohuri të reja, ngrihem nga ana mendore, piqem më shumë nga ana ideologjike, politike etj., fitoj përvojë me të madhe. U zhvilluan njerëzit. Klasa jonë punëtore është zhvilluar shumë. Vetëdija e njeriut zhvillohet vazhdimisht.
- 4. vet. veta III. Shkon më përpara duke u rritur e duke u zmadhuar, kalon në një shkallë të re më të lartë e më të përsosur; merr hov të madh. Është zhvilluar shumë industria (bujqësia, arsimi, kultura). Ekonomia jonë zhvillohet me ritme të shpejta.
- 5. vet. veta III. Bëhet një punë a një veprim, ndodh, ngjet diçka. U zhvillua një mbledhje (një bisedë, një takim, një seminar). U zhvilluan zgjedhjet. U zhvillua konferenca (kongresi). U zhvillua gjyqi. U zhvillua një demonstratë (një grevë, një manifestim). U zhvilluan luftime (përleshje) të ashpra. Ngjarja zhvillohet në kohën e Luftës.
- 6. Pës. e ZHVILLOJ.