vet
Appearance
VET pron. vetv.
- 1. I tij (kur ka të bëjë me kryefjalën e fjalisë dhe lidhet me të). Mori gjënë e vet. E pa me sytë e vet. E tha me gojën e vet. I ka njerëzit e vet. Rrinte në shtëpinë e vet. Çdo gjë në vend të vet. I tha nga ana e vet. Guri është i rëndë në vend të vet. fj.u. Shprehu mendimin e vet. Për këtë flet në veprën e vet.
- 2. si em. Njeri i afërm me të cilin dikush ka lidhje gjaku, farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; njeriu; të cilin dikush e do dhe i beson shumë. Shkoi tek të vetët.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të përemrit. Ngul këmbë në të vetën. E bëri të vetën
- a) e përvetësoj;
- b) atë që kishte mundësi të bënte e bëri. U mundua me atë të vetën u mundua me sa kishte fuqi. E çoi në vend të vetën nguli këmbë e u bë siç tha ai, i shkoi e tija. Ai të vetën se të vetën ai ngul këmbë me kokëfortësi dhe sillet e vepron ashtu siç mendon vetë, nuk heq dorë në asnjë mënyrë nga mendimi i vet ose nga rruga që ka nisur.
- Me forcat e veta (tona) shih te FORC/Ë,~A. Ecën me këmbët e veta shih te KËMB/Ë,~A. Fërgohet (skuqet, tiganiset, cingariset) me dhjamin e vet shih te DHJAM/Ë,~I. Frikësohet (ka frikë, tutet) nga hija e vet shih te HIJ/E,~A. Fshihet pas gjuhës së vet shih te GJUH/Ë,~A I. Ha këmbët e veta shih te HA. Është në ditët e veta shih te DIT/Ë,~A. Lahet me lëngun vet shih te LËNG,~U. E mat me kutin e vet shih te KUT,~I. Mbahet pas flokëve të vet iron. shih te FLOK,~U. Është mbyllur në lëvozhgën (në guaskën) e vet shih te LËVOZHG/Ë,~A. Shkon në bukë të vet shih te BUK/Ë,~A. Vepron me (më) kokën e vet bën ashtu siç mendon vetë, nuk i pyet të tjerët. I quaj gjërat me emrin e vet libr. shih tek EM/ËR,~RI. Nuk sheh më larg (më tutje) se hunda e vet (përtej hundës së vet) shih te HUND/Ë,~A.