turi
Appearance
TURI m.
- 1. Pjesa e përparme e kokës së kafshëve, që është zakonisht e zgjatur dhe ka gojën, nofullat e hundën. Turi i zgjatur (i shtypur). Me turi të kuq (të bardhë). Turiri i deles (i kalit, i lopës, i gomarit). Turiri i qenit (i maces, i miut). Me pika në turi. Futi turinjtë në kokë. I vuri viçit shportëz në turi.
- 2. Pjesa e zgjatur poshtë ose përpara e kokës së disa kafshëve, noçkë, feçkë. Turiri i derrit (i elefantit). Të gjithë derrat një turi kanë. fj. u. të gjithë të këqijtë njësoj janë.
- 3. keq., shar. Pjesa e fytyrës së njeriut, që ka gojën, nofullat dhe hundën; fytyra e njeriut; surrat. Zgjati turinjtë. E goditi turinjve. Ia përplasi derën në turi. E ka turirin si të miut. S'ia sheh dot turirin. U bë edhe turiri i tij të shajë!
- 4. Pjesa e përparme dhe zakonisht e dalë e automobilit, e traktorit, e lokomotivës etj. Turiri i kamionit (i veturës). Ekskavator me turi çeliku.
- Fut turinjtë (hundët) në diçka keq. shih te FUT. Ka turinj (hundë) shih te HUND/Ë, ~A. Nuk ka turinj (hundë) për dikë a për diçka mospërf. shih te HUND/Ë, ~A. Mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) turinjtë (buzët, hundët) shih BUZ/Ë, ~A. Ia bëri turinjtë (buzët) përshesh dikujt shih te PËRSHESH, ~I. E priti me turi (tërë hundë, me bandë e buzë) shih te HUND/Ë, ~A. Me turinj (me buzë, me hundë) varur shih te VARUR. Theu turinjtë shih tek THYEJ. I theu (i dërrmoi) turinjtë (hundët, brinjët, dhëmbët, nofullat) dikujt përçm. shih tek THYEJ. I vari (i lëvari i lëshoi) turinjtë (buzët, hundët) një pëllëmbë shih te VAR.