shkrep
Appearance
SHKREP m.
- Shkëmb me majë të mprehtë, shkëmb i thepisur; majë shkëmbore e zhveshur, krep. Shkrepat e malit. Shkrepat e Kurveleshit. Shkrep më shkrep. Majë një shkrepi. Ngjitej shkrepave (nëpër shkrepa).
SHKREP kal.
- 1. Përpjek dy sende dhe i bëj që të nxjerrin shkëndija, i përplas a i fërkoj fort për t'i ndezur. Shkrep urorin. Shkrep çakmakun. Shkrep shkrepësen. Shkrep urët e zjarrit (zjarrin) u bie urëve me mashë a i përpjek me njëra-tjetrën që të marrin flakë. Shkrep fitilin i heq fitilit pjesën e djegur, të shkrumbuar, në mënyrë që flaka të bëhet më e fortë.
- 2. jokal. bised. Përplas, përpjek. Shkrep këmbët përtokë. Shkrepi kokën për muri. Shkrepi derën dhe iku.
- 3. jokal. vet. veta III. Fillon të dalë e të shkëlqejë për diellin; fillon të agojë; nis të vezullojë (për yjet); vezullon (edhe fig.). Shkrepi dielli. Shkrepi drita (drita, agimi). Shkrepën yjet. I shkrepin sytë i shkëlqejnë sytë, i lëshojnë shkëndija. I shkrepi një buzëqeshje në fytyrë. Shkrepi shkëndija e parë.
- 4. jokal. vet. veta III. Shkreptin, vetëtin; bie rrufeja; godet, qëllon (edhe fig). Shkrepi vetëtima. Rrufeja nuk shkrep dy herë mbi një lis. fj. u. Ku shkrep kjo fjalë ku qëllon kjo fjalë? Shkrep me zjarr porsi rrufeja ...
- 5. edhe jokal. Pëlcet, bën qitje (arma); tërheq këmbëzën e armës për të bërë qitje, zbraz armën; shkreh. S'i shkrepi pushka (revolja). E shkrepi në erë. Ia shkrepi në ballë. S'e shkrepi një herë! Shkrep aparatin fotografik.
- 6. Shpërthej, filloj menjëherë dhe me forcë (të qesh a të qaj), ia shkreh. Ia shkrepi gazit (të qeshurit). Ia shkrepi të qarit (vajit).
- 7. jokal. Më teket, më pushton papritur një dëshirë, më hipën në kokë; më vjen papritur një mendim, një ide. Seç i ka shkrepur në mendje! I shkrepi të shkonte vetëm. I ka shkrepur (në kokë) që... I shkrepi një mendim (një ide).
- 8. Më ndez me dikë, gjej belanë me të. Më shkrepi me të, s'di ç'të bëj.
- 9. fig. bised., mospërf. Jam i zoti për diçka, di a ia dal të bëj diçka, marr vesh nga diçka (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Nuk ia shkrep fare. S'ia shkrep për të qepur (për të gatuar). S'ia shkrep në matematikë (në muzikë).
- 10. E thaj shumë diçka, sa mund të shkoqet; e bëj të ashpër. Era e shkrepi duhanin. Dielli e shkrepi grurin (misrin). E shkrepi në zjarr.
- 11. jokal. bised. Ngjan, përngjan; shëmbëllen. Shkrep në t'ëmën. I shkrep t'et.
- Ia shkrepi në fytyrë (në hundë, në tori) dikujt shih te FYTYR/Ë,~A. Pa e shkrepur një herë pa gjetur asnjë vështirësi; pa bërë as çak, as bam. Ia shkrepi me sëpatë ia tha sheshit, ia përplasi në fytyrë. Shkrep syrin shkel syrin. I shkrepi një xixë i erdhi një mendim i ri në kokë. Është fishek që s'shkrep shih te FISHEK, ~U.