Jump to content

rras

Nga Wiktionary

RRAS kal.

  • 1. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras. Rras plaçkat. Rras duhanin. Rras dheun. Rras thesin.
  • 2. Mbush mirë sa nuk nxë më, mbush plot e përplot. E rrasi barkun me bukë (me mish, me pemë). I rrasi xhepat me kumbulla.
  • 3. bised. Fut brenda me forcë e me pahir; fut brenda me ngut e pa kujdes. E rrasën në burg (brenda). U rrasën dy gola. I rrasi paratë (duart) në xhep.
  • 4. Ngjesh mirë e mirë që të mos lëvizë. Rrasi kapelën (kasketën, shapkën) në kokë. E rrasi gjer te veshët.
  • 5. Mbështet te diçka duke e ngjeshur fort pas saj. Rrasi kokën në jastëk (te gjoksi i nënës).
  • 6. bised. E godas fort me diçka. Ia rrasi pesë herë me grusht.
  • 7. jokal. vet. veta III. Vijnë nga të katër anët e mblidhen grumbull në një vend, derdhen. Rrasi populli në shesh (në mbledhje).
  • Di vetëm të rrasë (të hajë) përshesh dikush shih te PËRSHESH,~I.