Jump to content

pre

Nga Wiktionary

PRE f.

1. Kafshë, shpend etj., që e zë dhe e ha një tjetër; ajo që zëmë a vrasim kur dalim për gjah ose kur peshkojmë, gjah. Zogjtë janë pre e skifterit. Ujku e bën pre bagëtinë ujku e zë dhe e ha bagëtinë. Iu hodh presë. I iku preja. Ka dalë për pre. Ra në pre.

2. Diçka që rrëmbehet a grabitet me forcë, gjë e vjedhur; mjete luftarake, plaçkë etj., që i zihen armikut në luftë. Merrnin (mblidhnin, ndanin) pre. I iku preja nga duart. Ra pre e ushtrisë.

3. Njeri që dikush e zë dhe e vret; njeriu që kapet rob në luftë; ai që i bie në dorë dikujt. I iku (i shpëtoi) preja nga duart. Ra pre u zu rob. S'u bë pre e armikut.

4. fig. Ai që i nënshtrohet verbërisht diçkaje të keqe, të huaj etj.; viktimë; skllav. Pre e zakoneve prapanike (e koncepteve të huaja).

  • E bënë pre (armikun) e shkatërruan krejt, e asgjësuan. Bëri prenë bëri gjëmë të madhe (zakonisht për një vdekje).