Jump to content

orë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

orë I f.

  1. Njësi kohe që është e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesë të ditës e të natës dhe që ka gjashtëdhjetë minuta. Një gjysmë (një çerek) ore. Dita ka dymbëdhjetë orë. Punoj tetë orë. E bëri rrugën për gjashtë orë. Fluturon me shpejtësi tetëqind kilometra në orë. U mbush një orë. Erdhi pas dy orësh. U vonua një orë e gjysmë. Kaluan tri orë. Paguhet me orë.
  2. Kohë prej dyzetepesë ose gjashtëdhjetë minutash, gjatë së cilës bëjmë diçka, pushojmë etj.; kohë e tillë që përdoret për një mësim dhe që shërben si njësi për të caktuar ngarkesën mësimore të mësimdhënësit. Orë mësimore (ora e mësimit). Orë akademike kohë prej rreth pesëdhjetë minutash. Ora e gjuhës (e leximit, e historisë, e fizikës). Ora e punës politike (e vizatimit, e punës me dru, e stërvitjes ushtarake, e praktikës mësimore). Orë pushimi (çlodhjeje). Filloi ora e dytë. Mbaroi ora. Kemi një orë bosh. bised. Ka shumë orë (një mësues). Jep gjashtë orë në javë.
  3. astr. Njësi kohe, që përcaktohet për të llogaritur lëvizjen sipas rrotullimit të Tokës ose të një trupi tjetër qiellor. Orë diellore. Orë hënore. Orë astronomike kohë e përpiktë, që përcaktohet me vrojtime të veçanta, duke marrë si bazë meridianin e Grinuiçit. Ora zyrtare (ligjore) ora që miratohet me ligj në një vend. Ora lokale ora që përcaktohet duke matur kohën e një vendi. Ora galaktike kohë e barabartë me 9,1 vjet të Tokës.
  4. Kohë e caktuar me numër sipas ndarjes së ditës a të natës në dymbëdhjetë pjesë ose të ditës e të natës së bashku në njëzet e katër pjesë; kohë e caktuar si cak. Sa është ora? Erdhi në orën tetë. Në orën shtatë të mëngjesit. Në orën dymbëdhjetë të natës (në orën njëzet e katër). Në orën katër pasdite (në orën gjashtëmbëdhjetë). Në ç'orë do të shihemi? Në ç'orë fillon puna? U ngrit me dy orë natë.
  5. Kohë e papërcaktuar me përpikëri, zakonisht e shkurtër, gjatë së cilës ngjet diçka, kryhet një veprim etj., çast, kohë. Ore për (me) orë nga një çast në tjetrin; shumë shpejt, fare së shpejti. Në orët e para të ditës (në orët e mëngjesit). Orë pas ore kohë pas kohe, herë pas here. Erdhi në orët e vona. Kaluam disa orë të këndshme. Iu gjend në orët më të vështira. Kishte ardhur ora e shpagimit. S'i ka ardhur ora kësaj pune. Erdhi ora e madhe. Rrinte me orë të tëra rrinte një kohë mjaft të gjatë. Në atë orë erdhi edhe ai në atë çast erdhi edhe ai. I erdhi ora e fundit (ora e vdekjes) i erdhi çasti i fundit, është para vdekjes. E prisnin nga një orë në tjetrën. Ç'sjell (ç'bie) ora, s'e sjell (s'e bie) moti (viti). fj. u. Ç'sjell minuta s'e sjell ora (s'e sjell moti). fj. u.
  6. bised. Kohë e caktuar posaçërisht për diçka; orari. Ora e pritjes. Ora e nisjes (e arritjes). Ora e pagesave.
  7. Vegël e posaçme me një fushë të ndarë në dymbëdhjetë pjesë dhe me akrepa, që punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj. dhe që shërben për të matur kohën. Orë e madhe. Orë elektrike. Orë e artë (floriri). Orë dore (xhepi, muri, tryeze). Ora e qytetit. Orë me zile. Akrepat e orës. Fusha e orës. Zinxhiri (rripi) i orës. Kurdis (ngreh) orën. Më mbeti (më ngeli) ora. Ra ora (zilja e orës).
  • Sa (te) ora përnjëherësh, në çast, atë çast. Orë e çast vazhdimisht, duke u përsëritur shumë dendur, herë pas here dhe shpesh. Orë e minutë gjithnjë, orë e çast. Orë e kohë gjithnjë, orë e çast. Orë e pa kohë herë pas here; në kohë të papërshtatshme, kohë e pa kohë. I orës së fundit që është dhënë në kohën më të afërt, që sapo është dhënë nga dikush (për një lajm a njoftim). I orës së parë (i orëve të para) i fillimit të diçkaje, që ka marrë pjesë që në fillim në një veprimtari; i flaktë. Ora me dorë (ora me një)
  • a) shpejt e mirë;
  • b) me siguri, një me një. Një orë (çast, sahat) e më parë sa më shpejt, në një kohë sa më të afërt. Ra ora për diçka u dha shenja e fillimit të diçkaje; erdhi koha për diçka. I ndreqi orët me dikë keq. thuri a kurdisi planet me dikë kundër dikujt tjetër, i bashkërendoi veprimet me dikë kundër një tjetri. Nuk e zë ora dikë a diçka
  • a) është në mbarim e sipër, merr fund së shpejti;
  • b) do të niset, do të largohet së shpejti. Mos të zëntë ora! mallk. vdeksh! I ka orët të numëruara është në mbarim e sipër, po i vjen fundi, s'e ka të gjatë. I bie ora (sahati) gjithnjë shtatë (dymbëdhjetë, tetë) nuk mërzitet fare; nuk shqetësohet për asgjë, nuk bëhet merak fare; qëndron gjithnjë në mendimin e vet, s'luan nga e vetja.

orë II f.

  1. mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, e cila përfytyrohej si një grua, si një gjarpër etj., besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, u ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqijtë. Orët e bardha. Orët e liga. Orët e maleve (e pyjeve, e fushave, e krojeve). Ora e njeriut (e shtëpisë, e fisit). Ora e Shalës. Ora e përrallave. Të shitoftë (të preftë) ora! mallk. Shkoftë ora e dëgjoftë! ur. qoftë për të mirë, u bëftë ajo që dëshiron! Të vdektë ora! mallk. Të ngrëntë (të marrtë) ora e ligë! mallk.
  2. fig. vjet. Fati. Ora e bardhë (e mirë, e tetë, e ligë, e keqe). Ka orë. Qofsh me orë! ur. I ka prirë ora dikujt. E ka lëshuar ora s'e ndihmon më fati.
  • Ora e shtëpisë euf. bolla. Ia ha orën dikujt shih te HA. I hipën (i erdhën) orët dikujt u ndërkrye, u bë si i çmendur, i hipën xhindet. Ishte me orë të këqija (të liga) ishte në gjendje të keqe shpirtërore, ishte i zemëruar a i mërzitur. Iu lig (iu ligështua) ora dikujt vjet. I ra hovi i mëparshëm, iu prenë krahët, e lëshoi zemra, u ligështua. I ka vdekur ora dikujt a diçkaje ka marrë fund dikush a diçka. I ndërruar orësh i prishur nga mendtë, i shituar, i shkalur, i shuplakur; budalla. Ngre orën kundër dikujt nis a ndërmarr një veprim kundër dikujt. Njeri me orë njeri që bën si t'i shkrepet, njeri me teka. I zbritën (i ranë) orët u qetësua, i ra inati. E kishte orën gjallë vjet. i shkonte puna mbarë, kishte gjithnjë fat, e ndihmonte fati vazhdimisht. E mori ora e ligë shkoi dëm; vdiq. Iu pre ora (dita) shih te PRITEM I.