oficer
Appearance
OFICER m. usht.
- 1. Kuadër ushtarak a politik që kryen detyra të ndryshme drejtuese në komandat dhe në shtabet e forcave të armatosura tokësore, detare e ajrore (në ushtritë që nuk kanë grada). Oficer rezervist. Oficer i shërbimit aktiv. Oficer i Ushtrisë Popullore. Oficer shtabi. Oficer marine. Oficer i Policisë Popullore. Oficeri i rojës. Shkolla e oficerëve. U bë oficer.
- 2. Secila prej gradave nga nëntogeri e lart; ushtaraku që mban gradën nëntoger e lart (në ushtritë që kanë grada).
- 3. shah. Figurë shahu, që lëviz në çdo katror të fushës në drejtim të këndeve. Oficeri i zi (i bardhë). Ia mori oficerin.