notoj
Appearance
Shqip
[redaktoni]Folje
[redaktoni]notoj jokal.
- Qëndroj e zhvendosem në ujë duke lëvizur gjymtyrët dhe trapin, bëj not; lëviz në ujë (për kafshët e ujit). Notoj në shpinë. Noton me një dorë. Mësoj (di) të notoj.
- vet. veta III. Qëndron në sipërfaqen e ujit a të një lëngu tjetër; pluskon; kund. zhytet. Noton ajka mbi qumësht. Noton lyra në tenxhere (mbi supë).
- vet. veta III. Lëviz ngadalë në lartësi ose në hapësirën e qiellit (për retë etj.). Notojnë retë (avujt e vapës).
- vet. veta III fig. Më del diçka para sysh a në kujtesë dhe lëviz ngadalë ose në mënyrë të turbullt. Më noton në kujtesë (para syve).
- fig. Endem në një gjendje të vështirë ose të padëshirueshme.
- fig. Kam diçka me bollëk; jam i zhytur në diçka. Notonin në ar (në para, në flori). Notojnë në bollëk.
- Noton në të njëjtat (në po ato) ujëra me dikë keq. shih tek UJ/Ë,~I. Noton (lundron) në një (në dy) gisht ujë shih tek UJ/Ë,~I.