meteor
Appearance
METEOR m. astr.
- 1. Tru i vogël qiellor, i cili hyn me shpejtësi të madhe në atmosferën tokësore prej hapësirës ndërplanetare dhe nga fërkimi me ajrin thërrmohet e digjet, duke lënë pas një bisht të shndritshëm; yll me bisht. Me shpejtësinë e meteorit. Ra një meteor. Shndriti si meteor ndriti vetëm për pak çaste; fig. shkëlqeu fare pak dhe u zhduk menjëherë.
- 2. fig. Dikush a diçka që shquhet vetëm për një kohë shumë të shkurtër. Qe vetëm një meteor.