lug
Appearance
LUG m.
- 1. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer dhe e bërë si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë; mjet i tillë që përdoret për të mbajtur a për të përpunuar diçka. Lug i gurtë (i drunjtë). Lug guri (druri). Lugu i bagëtive (i derrave, i pulave). Lug rrushi.
- 2. Ulluk prej druri, prej teneqeje etj. nëpër të cilin rrjedhin ujërat. Lug druri (dërrase, llamarine). Lugu i kroit (i çezmës). Lugu i mullirit (i dërstilës). Lugu i ujit. Lug për të ujitur arat.
- 3. E thelluar për së gjati në një dru ose në një gur; hapësirë a vrimë e madhe për së gjati një sendi, nëpër të cilën kalon diçka. Lugu i oxhakut. I bëri një lug.
- 4. Pjesa e thelluar për së gjati qafës ose boshtit të kurrizit te njeriu; e thelluar a gropë në një pjesë të trupit. Lugu i qafës (i shpinës, i kurrizit). Lugu i gjoksit. Lugu i dorës (i këmbës). Lugu i zemrës gropa e vogël që është ndërmjet barkut dhe kraharorit. Luginë e vogël, nëpër të cilën zakonisht kalon një rrjedhë uji, lugore; luginë. Lugjet e Verdha. top. Kulloste bagëtitë nëpër lugje.
- 5. Pjesë e ulët në një livadh, në një arë etj., që duket si hulli; shteg në borë që është rrahur nga të ecurit. Lugu i arës (i livadhit). Lugu i borës.
- U bë lug u palos me dysh (nga dhimbjet etj.). I kanë rënë gurë në lug i kanë dalë pengesa a ngatërresa në punë, i janë shtuar vështirësitë. I doli djersa në lug u lodh shumë, u rraskapit.