Jump to content

loçkë

Nga Wiktionary

LOÇKË f.

  • 1. Kokërr e rrumbullakët që lidhin disa drurë, gogël; lende; boçë. Loçka lisi (dushku). Loçka ahu. Loçkë pishe. Loçka pambuku.
  • 2. Diçka e rrumbullakët; kokërdhok. Loçka e syrit.
  • 3. fig. Pjesa më e brendshme e diçkaje; thelbi. Loçka e zemrës (e shpirtit).
  • 4. fig. përk. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë për nënën. Loçka e nënës! Loçka ime!