Jump to content

lamtumirë

Nga Wiktionary

LAMTUMIRË f.

  • Përshëndetja që bëhet kur largohemi në një vend tjetër ose kur ndahemi nga një njeri i dashur për një kohë të gjatë a përgjithnjë. Lamtumira e fundit. Mbrëmje (darkë) lamtumire. Fjala e lamtumirës. Në çastin e lamtumirës. I la (i dha) lamtumirën.
  • I dhanë lamtumirën (e fundit) lart. shih te JAP. I la lamtumirën dikujt shih te LË.

LAMTUMIRË pasth.

  • Përdoret si përshëndetje kur largohemi në një vend tjetër ose kur ndahemi nga një njeri i dashur për një kohë të gjatë a përgjithnjë. Lamtumirë e mirë mbeçi! Lamtumirë e udhë e mbarë!