lajmëtar
Appearance
LAJMËTAR m.
- 1. Ai që lajmëron për diçka, ai që çon lajme të ndryshme te njerëzit e tjerë. Lajmëtar i shpejtë. Lajmëtari i fshatit. I dërgoi një lajmëtar. U shpërndanë lajmëtarët.
- 2. edhe fig. Një gjë që lajmëron për diçka a që jep shenjën se po vjen diçka; shenjë që të kujton diçka. Lajmëtarët e pranverës. Lajmëtari i së ardhmes. Lajmëtari i furtunës.
LAJMËTAR mb.
- 1. Që sjell një lajm.
- 2. Që lajmëron a jep shenjën për diçka; që të kujton diçka. Pushkë lajmëtare. Topi lajmëtar. Shpend lajmëtar.