krimb
Appearance
Kafshë e vogël,pa skelet,me trup të zgjatur,të rrumbullaktë,unazorë e të butë,pa këmbë,që zvarritet me gjithë trupin e tij dhe që rron në tokë,nën plehë,nën gurë etj. Krimb shiu. Zë peshk me krimba. Zogjtë hanë krimba. E shtypi si një krimb.
- 2. Larvë e disa insekteve, në trajtën e kësaj kafshe, që zhvillohet e dëmton bimët bujqësore; mizë. Krimbi i ullirit. Krimbi i mollës. Krimbi i pjeshkës. Krimbi i rrushit. Krimbi i misrit. Krimbi i kallirit (të grurit). Krimbi i pambukut (i boçeve të pambukut). Krimbi i duhanit. Krimbi i drurit kërrmia.
- 3. Parazit që jeton e zhvillohet në zorrët e fëmijëve ose në trupin e njeriut a të kafshës; rre, bubë. Krimbi i shtypur shiriti i derrit. Krimbat e zorrëve. Ka (nxjerr) krimba. Pi bar për krimba. Krimbat e rrumbullakët parazitë me trup të zgjatur e të rrumbullakët, të mbuluar me një lëkurë të fortë, të lëmuar e të pandarë në unaza.
- I futi krimbin dikujt e bëri të shqetësohet për diçka, e bëri që të dyshojë për diçka. E hante (i kishte hyrë, e brente) krimbi e mundonte diçka përbrenda vazhdimisht; e grinte përbrenda pak e nga pak s'e linte të qetë (një mendim, një dyshim etj.). I ka hyrë krimbi dikujt a diçkaje
- a) e ka zënë sëmundja; është kalbur;
- b) ka filluar ta shqetësojë diçka, i ka hyrë dyshimi për diçka. Ka krimbat dikush lëviz shumë, nuk zë vend, nuk rri ulur në një vend për një kohë të gjatë. Ka zënë krimba
- a) është fëlliqur shumë; është shumë i papastër nga që nuk është larë prej kohësh;
- b) ka ndenjur për një kohë të gjatë në një vend pa lëvizur. Si krimbi nën gur me vuajtje e me mundime të mëdha, në kushte të vështira. Krimbi i mëndafshit vemje e larvë e një insekti të llojit të fluturave, që ushqehet zakonisht me gjethe mani dhe që më në fund mbyllet në një fshikëz, nga e cila nxirren fijet e mëndafshit.
KRIMB kal.
- 1. Fëlliq shumë, e bëj të zërë lerë nga që e mbaj për një kohë të gjatë pa e larë, e leros. E krimbi fustanin (këmishën).
- 2. fig. keq. Grumbulloj diçka (para, ushqim, mall) dhe e ruaj për një kohë të gjatë pa e përdorur (thuhet zakonisht për koprracët). I krimbi paratë (mollët, fiqtë).
- 3. bised. I jap dikujt me shumicë (para, mall). E krimbi me lekë.