Jump to content

krim

Nga Wiktionary

KRIM m.

  • 1. drejt. Veprim që kryhet në kundërshtim me ligjet në fuqi, që ka pasoja të dëmshme e të rrezikshme për shtetin, për shoqërinë a për ndonjërin nga pjesëtarët e saj dhe që dënohet në bazë të kodit penal. Krim i rëndë (i shëmtuar). Krim ndaj popullit. Krime kundër shtetit. Ndjekja (zbulimi) i krimeve.
  • 2. kryes. Vrasje, djegie, shkatërrime e veprime të tjera çnjerëzore, që bëhen nga regjimet antipopullore e reaksionare, nga ushtritë pushtuese etj. Krime barbare. Krimet e fashistëve (e nazistëve, e pushtuesve amerikanë).
  • 3. bised. Veprim i keq e i dënueshëm që dëmton rëndë dikë a diçka dhe që është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë e me qëndrimin e një njeriu të ndershëm e të drejtë.