kalimtar
Appearance
KALIMTAR m.
- Ai që kalon diku rastësisht, ai që kalon në një rrugë ose diku gjetkë. Grup kalimtarësh. Midis kalimtarëve. Vështronte kalimtarët. Qëndrojnë (grumbullohen) kalimtarët. Tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve.
KALIMTAR mb.
- 1. Që zgjat vetëm pak kohë, që nuk zgjat shumë; që kalon shpejt. Gjendje (krizë, vështirësi) kalimtare. Ndjenjë (dhembje) kalimtare.
- 2. Që ndodhet ndërmjet, i ndërmjetëm. Periudhë (etapë) kalimtare. Formë kalimtare. E folme kalimtare. gjuh. e folme e një krahine midis dy dialekteve.
- 3. gjuh. Që shënon një veprim, i cili kryhet nga kryefjala dhe kalon e bie drejtpërdrejt te një qenie a send, të shprehur me një emër ose përemër në rasën kallëzore pa parafjalë, d.m.th. te një kundrinë e drejtë; që merr kundrinë të drejtë (për foljen); kund. jokalimtare. Folje kalimtare.