kakarisje
Appearance
KAKARISJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes KAKARIS.
- 2. Zëri karakteristik, i mprehtë e i ndërprerë, që nxjerr pula kur bën vezë ose kur trembet. Dëgjoheshin kakarisjet e pulave.
- 3. bised., mospërf. Zë i mprehtë e i ndërprerë, që nxjerr dikush kur qesh fort.
- 4. bised. Zhurmë me kërcitje të ndërprera e të njëpasnjëshme, krikëllimë. Kakarisjet e mitralozit.