Jump to content

ishull

Nga Wiktionary

ISHULL m.

  • 1. Tokë në mes të detit, të liqenit a të lumit, e rrethuar nga të gjitha anët me ujë, ujdhesë. Ishull i vogël (i madh i shkretë). Ishull shkëmbor (vullkanik). Ishull i banuar (i pabanuar). Ishuj graniti (koralesh). Ishulli i Sazanit. Grupe ishujsh. Formimi i ishujve. Banorët e ishullit. Zbritën në një ishull.
  • 2. Vend i vogël a i kufizuar, i cili ka disa veçori që e dallojnë nga mjedisi rrethues; vend i veçuar dhe i shkëputur nga bota. Ishull i gjelbër pyll a livadh në një vend të shkretë. Ishull pishash pyll pishash ndërmjet drurëve të tjerë.
  • 3. fig. Mjedis që dallohet prej të tjerëve nga disa tipare të veçanta; diçka pak a shumë e mëvetësishme në një vështrim të caktuar. Ishull gjuhësor. Ishull kulturor.