ilik
Appearance
ILIK m.
- 1. Lak peri a vrimë e hapur në një rrobë për të mbërthyer në të kopsën; lak gjalmi, litari etj. që shërben për të mbajtur varur në të një send; copë e ngushtë rrobe që qepet në brezin e pantallonave, të fundeve etj. për të futur në të rripin e mesit. Ilik i trashë. Bëj iliqe.
- 2. Lak në një thurimë fijesh; syth në një rrjetë. Ilik çorapesh. Iliqet e rrjetës. I ka ikur një ilik (çorapit etj.).
- I kanë ikur iliqet (disa iliqe) dikujt ka filluar të shthuret fare, ka filluar të prishet moralisht.