Jump to content

idiot

Nga Wiktionary

IDIOT m.

  • 1. psikol., mjek. Njeri me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja, ai që vuan nga idiotësia. Pamje (shikim) idioti. Fytyrë idioti.
  • 2. Ai që është i metë ose shumë i trashë nga mendja; ai që sillet, flet a vepron si i tillë (edhe shar.). Fjalë idioti. Sjellje (punë) idioti. Çfarë idioti! Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Fëmijë idiot.