harroj
Appearance
HARROJ kal.
- 1. Nuk e mbaj më mend dikë a diçka, nuk e kujtoj dot; më ka dalë nga mendja një gjë që e kam ditur, nuk më vjen në mend në kohën e duhur; humb kujtesën a më dobësohet kujtesa. Ia harrova emrin. Harroi rrugën (numrin e shtëpisë). Harrova orën (ditën). E harroi porosinë. Se harroi mësimin. Harroi titullin e librit. Nuk e harroj kurrë. Harroi që ishte dimër. Harroj shumë (gjithnjë). Të harroftë mortja! iron. mos vdeksh kurrë!
- 2. Nuk e di më diçka që kam mësuar, s'jam më në gjendje ta ndjek, ta zbatoj a ta përdor, humbas shprehinë për diçka, çmësohem. Harroi zanatin. E harroi violinën. Ka harruar të kërcejë (të gatuaje). Nuk e harron zakonin.
- 3. Lë diçka pa u kujtuar në një vend, nuk e marr me vete ngaqë s'e kam mendjen aty; nuk bëj një punë, ngaqë s'e kam mendjen aty a ngaqë më del nga mendja. Harroi librin (fletoren) në klasë. Harrova syzet në shtëpi. Harroi të merrte çadrën. Harroi të shkonte në mbledhje. Harroi t'i hidhte kripë gjellës. Flet e harron të pushojë.
- 4. E nxjerr nga mendja dikë a diçka, nuk e kam më në zemër; nuk i kushtoj vëmendjen e duhur, nuk merrem sa duhet me të; e shpërfill diçka dhe e braktis, e lë mënjanë. Harroi zakonet e të parëve. Kishte harruar edhe prindërit e vet. Harroi shokë e miq. Nuk i harrojmë kurrë dëshmorët. Nuk e harroi atdheun. Nuk e harrojmë të kaluarën e zezë. E harruan shpejt atë. Nuk i harroi mësimet (këshillat) e tij. Harroi përgjegjësinë për diçka. Nuk ia harroj atë që më bëri. Mos më harro!
- Na harroi adresën shak. nuk na ka ardhur prej shumë kohësh në shtëpi, nuk është dukur prej kohësh, na ka harruar shtëpinë. Na e harroi derën (shtëpinë) shih te DER/Ë,~A. Të harrofshin të ligat! ur. shih te LIG/Ë,~A (e). Harro mushkë Valarenë shih te MUSHK/Ë,~A. I mori bukën, të harronte djathin shih te DJATH/Ë,~I. Ujku qimen ndërron, por zakonin s'e harron fj. u. shih tek UJK,~U.