Jump to content

hambar

Nga Wiktionary

HAMBAR m.

  • 1. Arkë e madhe prej druri, që shërben për të mbajtur drithë ose miell; kasolle e thurur me thupra a me dërrasa, që shërben për të mbajtur drithë, drithnik. Hambar i madh. Hambar i grurit (i misrit). Hambari i miellit. Fut drithin në hambar. Mbush (zbraz) hambarët.
  • 2. Arkë e madhe prej dërrasash për të mbajtur diçka. Hambar qymyri.
  • 3. Pjesa e anijes nën kuvertë, ku vihen mallrat. Hambari i mallrave.
  • 4. fig. Vend që prodhon shumë drithëra. Hambari i vendit. Myzeqeja - hambari i Shqipërisë.
  • U bë hambar hëngri shumë, u dend, u bë det. I ushtojnë hambarët (kadet, sheket) shih tek USHTON. E bëri barkun hambar (katua) duroi shumë. Kemi ngrënë një hambar miell (një thes kripë, një barrë kripë, një furrë bukë) bashkë shih te FURRË,~A. E ka zemrën hambar është shumë i durueshëm, e ka zemrën të gjerë. I kishte zënë hambari (shosha) merimanga shih te MERIMANG/Ë,~A. Mos e fut në hambar pa e shoshitur fj. u. shih te SHOSHIT. Po shtire mizën (milingonën), të iku hambari fj. u. shih te SHTIE. Flutura e hambarëve zool. shih te FLUTUR~A 1. Tenja e hambarëve zool. shih tek TENJ/Ë,~A 1.