gama
Appearance
GAMA f. palak.
Emri i shkronjës së tretë të alfabetit grek (përdoret në matematikë, në fizikë e në astronomi për të shënuar pikën e tretë, këndin e tretë etj.). Këndi gama. mat. Rrezet gama. fiz. rreze që dalin si valë elektromagnetike më të shkurtra se ato të rrezeve iks gjatë shndërrimit radioaktiv të bërthamave të atomit dhe që kanë aftësi shumë të madhe depërtuese. Rrezatimi gama.