Jump to content

fashitet

Nga Wiktionary

FASHITET vetv.

1. Pushon a resht dalëngadalë (zhurma, një veprim a diçka tjetër që është në lëvizje a veprim), ulet, bie; bie në qetësi. U fashit zjarri (vullkani). U fashit zhurma (kënga). Fashitet deti (era, stuhia). Fashiten dallgët. Fashitet lëvizja (kryengritja, greva).

2. Shuhet ca nga ca; fikatet (një dhembje a një ndjenjë). Iu fashit inati.

3. Pës. e FASHIT.