Jump to content

dekan

Nga Wiktionary

DEKAN m.

1. Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë. Dekani i Fakultetit. Zyra e dekanit. E thirri dekani.

2. dipl. Ambasadori a i dërguari i jashtëzakonshëm dhe ministri fuqiplotë me i vjetër nga të gjithë përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar pranë një qeverie. Dekani i trupit diplomatik.

3. Anëtari më i vjetër në moshë në një organizatë, në një asamble etj. Dekani i gazetarëve. Dekani i Asamblesë.

4. hist. Komandant i dhjetë ushtarëve në ushtrinë romake.