Jump to content

datë

Nga Wiktionary

DATË I f.

1. Dita e muajit të një viti të caktuar sipas radhës në kalendar; shifra që shënon këtë ditë. Data e sotme (e djeshme). Në datën 12.8.19.. Letër pa datë. I vë (shënoj) datën. Sa është data sot?

2. Koha a dita, sipas kalendarit, në të cilën ka ndodhur një ngjarje e caktuar; treguesi i një akti (dokumenti, letre etj.), që shënon kohën (shekullin, vitin, muajin, ditën) kur ky është shkruar a është botuar; afat. Datë e shënuar. Datë historike. Datë jubilare. Data e ardhjes (e largimit). Data e fillimit (e mbarimit). Data e nisjes (e kthimit). Data e lindjes (e vdekjes). Data e dokumentit. Data e ngjarjes. Caktoj datën. Shtyj datën. Pa datë.


DATË II f. bised.

1. Frikë e madhe, tmerr, lemeri. I zuri (i hyri) data. I kalli (i futi, i dha) datën. Ka marrë datën.

2. Krupë, neveri, ndot, të vështirë. Të ngjall (të shtie) datën.