Jump to content

burrë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

Burrë m.sh. -

  1. Njeri i seksit mashkullor; njeri mashkull në moshë të pjekur. Burrë i pjekur. Burrë plak (i thyer). Burrë i martuar (i pamartuar). Burrë fjale. Burrë zakoni. Burrë i besës. Burra e gra. Burri s`matet me pëllëmbë, po me zemër. fj.u. Nuk lind burri me mustaqe. fj.u. Druri nga pemët, burri nga punët. fj.u. Kalin e njeh barra, burrin e njeh puna. fj.u.
  2. Njeri mashkull i martuar kundrejt gruas së vet, bashkëshort i një gruaje, i shoqi. Burri i parë. Grua me burrë (pa burrë). Vëllai (xhaxhai...) i burrit. Motra (tezja...) e burrit. U bë për burrë. E mori për burrë. E do për burrë. Burrë e grua, mish e thua. fj.u.
  3. Njeri i fortë, trim, i besës e fisnik. Burrat e dheut. Burrë mbi burrat. Fjalë (besë) burri. Është burrë. E bëri si burrat. S'e bëj për burrë nuk e quaj trim, s'e çmoj. Bëhu burrë! tregohu trim e guximtar! Muri luan, burri s’luan. fj. u. Kau lidhet për brirësh, burri për fjalësh. fj. u. Fjala e burrit - pesha e gurit. fj.u.
  4. Njeri i shquar në veprimtarinë shtetërore e shoqërore ose që udhëheq e drejton, personalitet. Burrë i madh. Burrë shteti.
  5. përd. mb. Trim, fisnik, i fjalës e i besës. Grua më burrë se burrat.
  • Burri (i biri) i botës përçm. shih te botë,~a. Bum i dheut shih te dhe,~u. Burri i nënës keq. shih te nënë,~a. Më është bërë (si) burri i nënës. Djalë burri djalë i gjetur, thjeshtër. Në shesh të burrave ballë për ballë, haptas, atje ku tregohet burrëria. A je burrë! krahin. përshëndetje kur takohen dy burra. S'ka burrë (nëne) ... s'ka njeri të lindur (që t'ia dalë në krye një pune).[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0