Jump to content

burim

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

Burim m. sh. -

  1. Ujë që del vetë nga thellësia në sipërfaqe të tokës, gurrë; vendi ku del ky ujë. Burim i kulluar (i ftohtë). Burim i nxehtë (termal, mineral). Burimi i fshatit. Ujë burimi. Vend (mal) me burime. Burimin e mirë e ke edhe në thatësirë. fj.u.
  2. Vendi ku zë fill një vijë uji, një përrua a një lumë; amë. Burimi i lumit (i një përroi). Burimi i Drinit (i Shkumbinit...). Ç'ujë ka lumi në burim atë ka edhe në grykë. fj.u.
  3. Vend ku nxirret një lëndë e parë si nafta, bitumi, gazi ose ndonjë lëndë tjetër; vendburim. Burim nafte (gazi).
  4. Fusha, lënda a sendi nga nxirret diçka e nevojshme për jetën; ajo që shërben si bazë për të nxjerrë diçka tjetër të dobishme. Burime natyrore. Burim lëndësh të para. Burim ushqimesh. Burim të ardhurash. Burim jetese. Burim begatie.
  5. Lëndë ose send që lëshon nxehtësi, dritë, rreze, energji etj.; vatër që rrezaton dritë, jep nxehtësi etj. Burim ushqyes. Burim nxehtësie (ngrohtësie). Burim drite (rrezatimi).
  6. Njeri a zyrë që jep një lajm, një njoftim a një të dhënë tjetër; ai, nga i cili ka dalë një e dhënë. Burim zyrtar. Burime diplomatike. Burime të sigurta (të rëndësishme). Burim i brendshëm (i jashtëm). Burime të huaja.
  7. kryes. sh. Dokumente origjinale, letra, relacione, mbishkrime etj., nga nxirren të dhëna për të bërë studime të caktuara. Burime historike. Burime gojore (të shkruara). Burime arkivore (dokumentare). Burime vendëse (të huaja). Burime antike (mesjetare). Burimet shqiptare. Burimet osmane.
  8. Pikënisja, zanafilla e diçkaje; baza për lindjen e diçkaje; prejardhja e diçkaje. Burimi i një fjale. Burim mikrobesh (sëmundjesh).
  9. fig. Shkaku a shtysa që sjell diçka, sendi a dukuria që ngjall a që nxit një ndjenjë, që sjell një pasojë etj. Burim force (frymëzimi, kënaqësie, gëzimi). Burim luftërash. Burim të këqijash.
  10. përd. ndajf. Çurg, rrëke. I shkonte gjaku (djersa) burim. I vinin lotët burim.
  • Bëhet burim (i pashtershëm) prodhon a jep shumë e vazhdimisht. Është burim i pashtershëm
a) di shumë, ka njohuri e dije të gjera për shumë çështje a për shumë fusha;
b) ka pasuri të madhe, është shumë i pasur, s'i mbarojnë kurrë mjetet e mundësitë.

I ka burimet të thella

a) nuk dihet se cili është shkaku i diçkaje, është shumë vështirë ta gjesh shkakun a fillin e diçkaje;
b) është shumë vështirë ta gjesh se kush e përkrah a kush e nxit dikë, se ku mbështetet e ku e ka fuqinë. Ka pirë ujë në shumë burime (kroje) shih tek ujë,~i.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0