arrë
Appearance
Arrë f.sh. -
- bot. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj., me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri, me gjethe të mëdha e me lule si vile, që bën kokrra me lëvozhgë të fortë, me shark të gjelbër e me thelb të ushqyeshëm, të ndarë në katër pjesë; kokrra e kësaj peme. Arrë gunge. Arrë gajgë (rukë). Arrë bukje arrë me thelb të madh, të plotë e që del lehtë. Arrë mishje arrë së cilës nuk i del thelbi lehtë. Arrë pjeshke arrë që i ndahet lehtë thelbi. Arrë vajëse. Arrë fyçkë (fyrbë). Dru arre. Gjethe arre. Vaj arre. Thelbi i arrës. Ngjyrë arre ngjyrë kafe e murrme. Thyej (çaj) arra. I ushqyer me thelpinj arre i ushqyer mirë, me gjëra të mira.
- përd. mb. Me koren të pjekur mirë e brenda e butë (për bukën).
- Arrë fyçkë keq. shih te fyçkë. Arrë në gojë diçka që nuk kapërcehet, nuk gëlltitet lehtë; dikush a diçka që nuk mposhtet lehtë, kockë në fyt. Shtagë arrash shih te shtagë. Si fiku (me) arrën (si arra me palën) shih te fik. I marr (i ha) arrat dikujt jam më i zoti se një tjetër, ia kaloj dikujt, ia hedh, e mund. S'i hahet arra në dorë dikujt nuk mbahet pastër, as lahet as ndërrohet, është shumë i ndyrë. S'i mban goja arra dikujt s'pushon së foluri, është llafazan i madh. Të thyen arrën në dorë shih te thyej. Thyej arra kot flas gjëra pa vlerë e pa kuptim, flas kot me kot. I peshon arrat pa i shkundur shih te peshoj. E shkund arrën në korrik (manin në prill) shih te shkund. Kur të bëjë qarri arra kurrë, asnjëherë. Ka (në dorë) edhe gurin, edhe arrën shih te gur. Arrë dheu fshikëz me azot që formohet nga bakteret në rrënjët e disa bimëve. Arra e fytit anat. fikthi i fytit.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0