Umeti
Termi islam ummet, në shqip ymet (rrallë nga turqishtja edhe umma, arabisht أمة = ummah = bashkësi, komunitet) është një fjalë arabe që domethën 'bashkësi'.
Është e njëvlefshme me ummat al-Islām (ar. الأمة الإسلامية, 'bashkësia islame') dhe përdoret gjerësisht për të shënjuar bashkësinë e popujve muslimanë. Në Kuran fjala ummet përdoret shpesh për të përshkruar një bashkësi të vetme që bashkëndan besojmën fetare, më së shumti ato bashkësi që janë paracaktuar drejt një plani hyjnor shpëtimi. Në kontekstin panislamik, fjala ummah shënjon bashkësinë e besimtarëve (أمة المؤمنين ummat al-muʼminīn).
Kjo fjalë arabe siç duket është huazuar nga ajo hebreishte umma (fis, klan), e cila ndoshta rrjedh nga ajo asirishte ummanu. Por e mundshme është edhe rrënja semite e përbashkët.
Përdorimi i saj në kuran bëhet në lidhje me bashkësitë etnike ose fetare si psh. çifutët, të krishterët dhe myslimanët. Më vonë ky term u bë i përdorshëm për ndjekësit që i mblodhi Muhamedi rreth vetes në Medinë dhe të cilët nuk e përcaktonin veten sipas marrëdhënieve fisnore dhe afërsisë familjare (asabijja) por nëpërmjet fesë së përbashkët. Për një kohë të gjatë me të nënkuptohej kryesisht bashkësia fetare e myslimanëve, prej shekullit të 19-të edhe kombi në kuptimin e sotëm. Prej vitit 1967, pas humbjes në luftën gjashtëditore dhe pas fillimit të rënies së nacionalizmit arab, filloi të mbizotërojë konceptimi fetar. Në hebreishte fjala umma (אמה) shërben si vetë-emërtim i çifutëve sefardë që prej dëbimit të tyre nga Spanja në vitin 1492.
Ndryshe nga ymet, e cila nënvizon bashkësinë, termi dar ul-islam ("shtëpia e fesë islame") cilëson vendin, ku myslimanët kanë pushtetin në dorë; e kundërta është dar ul-harb-i ("shtëpia e luftës").
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jonas Grutzpalk: Umma und Asabijja. Në: „Tönnies-Forum“, 1, 2007, f. 29-44
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Umma und Asabiya (Umma dhe asabija) (PDF-Datei; 1,18 MB) (gjemanisht)