Jump to content

Iftari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Yftari)
Iftari në një xhami në Stamboll, Turqi

Iftari ose yftari (Arabisht: إفطار iftar) është kohë e cila hahet në mbrëmje, myslimanët hajnë iftar kur e dëgjonë ezanin për namazin e mbrëmjes (akshami). Sipas traditës së profetit Muhammed, preferohet prishja e agjërimit me hurma të freskta, nëse nuk ke, atëhere me hurma të thata nëse nuk ke, atëhere me ujë.[1]

Duaja para yftarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Sheh Muhamed ibën Salih el Uthejminit, duaja e cila thuhet para iftarit është:

Allahumme leke sumtu ue ‘ala rizqike eftartu

O Zoti, im, për ty agjërova dhe me furnizimin tënd e çeli iftarin


Poashtu Muhammedi ka thënë:

Dhehebe dhame ue betletil uruku ue thebetel exhru in sha Allah

Kaloi etja, u lagën venat dhe u realizua shpërblimi in sha Allah

Edhe pse këto dy hadithe kanë mundësi me pas disa ligësi, por dijetarët i kanë klasifikuar si hasen. Sidoqoftë nëse e thua këtë lutje apo lutje tjetër kur e prish agjërimin, është koha e cila pranohet lutja.

  1. ^ "What is recommended to break fast with". sunnah.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)