Jump to content

Microsoft Windows

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Windows)
Microsoft Windows
Windows logo
AutorMicrosoft Corporation
ZhvilluesMicrosoft Corporation
Gjuhët e mundshmeMulti gjuhë
Përdoret përSistem operativ
LicencaMS-EULA
Faqja zyrtareMicrosoft Windows

Microsoft Windows është emri i sistemit operativ nga Microsoft-i për personal computer. Që në vitin 1985 lancohet versioni Windows 95 dhe dominon në treg, si sistemi operativ për komjuterët për përdorim personal. Në vitin 2004 Microsoft kishte 90% të tregut të kompjuterëve personal në duart e veta. Krijimi i një sistemi operativ nga Microsofti (versioni i parë Windows) me siguri ishte i frymëzuar nga iniciativat e Xerox-it dhe Apple. Në atë kohë në kompjuterët e tyre kishin sisteme operative të cilët përmbanin grafikën.

Kronologji Gjatë këtyre viteve dolën versione të ndryshme të Windowsit nga koncerni Microsoft. Këto versione mund të ndahen në:

Sistemet operative 16 bit:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemet operative 16/32 bit:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Këto sisteme hibride kishin një lidhje të fortë mes sistemit operativ dhe grafikës. Këto verzione të Windowsit kishin edhe më tutje nevojë për MS-DOS , për “detyra” të caktuara, mirëpo kjo nuk vërehej nga përdoruesi. Ja disa shembuj:
    • Windows 95, katër verzione:
      • verzioni i parë në gusht 1995 (versioni 4.00.950, MSDOS 7.0)
      • Windows 95A në dhjetor 1995 (versiioni 4.00.950A, MSDOS 7.0)
      • Windows 95B në vitin 1996 (versioni 4.00.950B, MSDOS 7.0)
      • Windows 95C në vitin 1997 (versioni 4.00.950C MSDOS 7.1)
    • Windows 98, dy verzione:
      • verzioni i parë në vitin 1998 (versioni 4.10.1998 MSDOS 7.1)
      • Windows 98 Second Edition në vitin 1999 (versioni 4.10.2222 MSDOS 7.1)
    • Windows Me në vitin 2000 (versioni 4.90.3000 MSDOS 8.0)

Të gjitha këta sisteme operative kan emrin e përbashkët Windows 9x.

  • Me lancimin e Windows 95 në vitin 1995, për të cilin mund të thuhet se është një zgjerim i MS-DOS në treg u bë e qartë që Microsofti do të merr primatin dhe nuk do të kishte konkurrent tjetër t denjë sa i përket kompjuterëve personl (PC).I vetmi konkurrent i vërtetë i Windows 95 OS/2 nuk ishte në gjendje të përdorte programet e Windows 95 –shit dhe humbi në popullaritet dhe u bë gati i padëshiruar. Përderisa për DOS sistemet operative kishte ende konkurrent si për shembull Novell, DR-DOS dhe PC-DOS-i i IBM-it
  • Me Windows 98 (1998) Microsofti intergron në sistemin operativ edhe web shfletuesin Internet Explorer.

Tanimë për shkak të konkurrencës jolojale Microsoft është dënuar, nga gjykata të ndryshme, disa herë.

Sistemet operative 32 bit:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemet operative 64 bit:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka tre versione të Windowsit 64-bit mbështetje. I pari është një 64-bit version i Windowsit NT 4.0 për DEC Alpha. I dyti është një variant i Intel Itanium-it me IA-64 "pako udhëzim" të vendosur, dhe i fundit është "64-bit extended" verzion për x86-64 "pako udhëzim". Procesorët e zgjeruar (extended-procesor) 64 bit të bërë nga AMD, përkatësisht Athlon 64 dhe Opteron. Këta procesor përdorin AMD64 një "pako udhëzim" të vendosur, i njohur edhe si x86-64. Të gjithë AMD procesorët që dolën nga Athlon 64 përdorin këtë pako udhëzim. Athlon 64 X2, Sempron dhe të gë pasardhësit e Barcelona, i përdorin këto "pako udhëzime". Intel përdor të njëjtën metodë në 64-bit zgjerim në Pentium 4 (6-serik) procesorët, por Intel këtë e quan x86-64 verzioni EM64T. Edhe procesorët e gjeneratave të reja Xeon procesorët për server mund të përdorin këtë opcion. Të gjithë procesorët që nga Intel Pentium 4 janë gjithashtu duke përdorur këtë teknologji.Procesori i vetëm 64-bit për Windows i cili ka mbështetje për Windows burimorë (native) në këtë kohë është Itanium Intel 2.

Aktualisht 64-bit versionet e procesorëve janë në zhvillim e sipër.

Windows 7 doli më 22 tetor, 2009..

  • Windows XP Embedded është një version për sisteme te integruara.
  • Windows CE është një version për sisteme te integruara me mbështetje për lloje të ndryshme procesorësh.
  • Windows Mobile 6 është një version për sisteme te integruara.

Sistemet e fundit të Windowsit 32-bit për servera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Microsoft njoftoi WinHEC se Windows Server 2008 do të jetë Windowsi i fundit 32-bit për server. Pas Windows 2008 kompania do të kaloj plotësisht në verzionet 64 bit për server. Verzioni i ardhshëm i Windows desktop i njohur si Windows 8 do të jetë vetëm në 64 bit.

Një numër i produkteve, duke përfshirë edhe Exchange Server 2007 dhe Microsoft Office Groove Server tani më janë vetëm në verzionin 64-bit.

Pavarësisht nga emrat të gjitha versionet e Windowsit, kanë gjithashtu një numër:

  • Versioni 1.00: Microsoft Windows 1983
  • Versioni 1.xx: Microsoft Windows 1.x
  • Versioni 2.xx: Microsoft Windows 2.x
  • Versioni 3.00: Microsoft Windows 3.0
  • Versioni 3.10: Microsoft Windows 3.1
  • Versioni 3.11: Microsoft Windows 3.11 For Workgroups
  • Versioni 3.20: Microsoft Windows 3.2 (Verzion Kinez i Windows 3.10)
  • Versioni 4.00: Microsoft Windows 95
  • Versioni 4.10: Microsoft Windows 98
  • Verzioni 4.90: Microsoft Windows Me

Të bazuar në NT:

  • Versioni 3.10: Microsoft Windows NT 3.1
  • Versioni 3.50: Microsoft Windows NT 3.5
  • Versioni 3.51: Microsoft Windows NT 3.51
  • Versioni 4.00: Microsoft Windows NT 4.0
  • Versioni 5.00: Microsoft Windows 2000
  • Versioni 5.10: Microsoft Windows XP & Windows Fundamentals for Legacy PCs
  • Versioni 5.20: Microsoft Windows XP, Windows Server 2003 & Home Server (I bazuar në Windows Server 2003 pasi që doli Vista)
  • Versioni 6.00: Microsoft Windows Vista & Server 2008
  • Versioni 6.10: Microsoft Windows 7 (Windows 7 është verzion 6.10, por quhet 7) & Windows Server 2008 R2
  • Versioni 6.20: Microsoft Windows 8
  • Versioni 7.00: Microsoft Windows 10

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]