Jump to content

Vilniusi

Coordinates: 54°41′N 25°17′E / 54.683°N 25.283°E / 54.683; 25.283
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vilnius
Në drejtim të akrepave të orës nga lart majtas: Rruga Pilies, Katedralja Vilnius, Kisha e Shën Anne, qendra e qytetit dhe Pallati Presidencial
Në drejtim të akrepave të orës nga lart majtas: Rruga Pilies, Katedralja Vilnius, Kisha e Shën Anne, qendra e qytetit dhe Pallati Presidencial
Flamuri i Vilnius
Stema Vilnius
Nofka(t): 
Jeruzalemi i Lituanisë,[1] Roma e Veriut,[2] Athina e Veriut,[3] Babilonia e Re,[4] Qyteti/kryeqyteti i Palemon[5]
Parimet: 
Unitas, Justitia, Spes
(Latin: Bashkimi, Drejtë)
Vilniusi is located in Earth
Vilniusi (Earth)
Koordinatat: 54°41′N 25°17′E / 54.683°N 25.283°E / 54.683; 25.283
ShtetiLituania Lituania
QarkuQarku Vilnius
KomunaKomuna e Qytetit të Vilniusit
U përmend për herë të parë1323
E drejta e qytetit1387
Qeveria
 • LlojiKëshilli i Qytetit
 • KryetariRemigijus Šimašius
Sipërfaqja
 • Kryeqytet401 km2 (155 sq mi)
Lartësia mbidetare
112 m (367 ft)
Popullsia
 (2021)
 • Kryeqytet592.389[6]
 • Popullsia urbane
706.832[7]
Zona kohoreUTC 2 (EET)
 • Verës (DST)UTC 3 (EEST)
Kodi postar
01001–14191
Prefiksi( 370) 5
PBM (nominal)[8]2020
 – Gjithsej21.1 miliardë euro
 – Per capita25,600 euro
Buxheti i qytetit967 milion euro[9](US$1.1 miliardë)
IZHNJ (2019)0.920[10]very high
Faqja zyrtarevilnius.lt

Vilnius (polonisht: Wilno) është qyteti më i madh dhe kryeqyteti i Lituanisë, me një popullsi prej 555,613 banorësh (847,954 së bashku me rrethinën e saj).[11]

Historiani i njohur Romas Batūra ka identifikuar qytetin me Vorutan, njërën nga kështjellat e mbretit Mindaugas i cili është kurorëzuar si Mbret i Lituanisë. Hera e parë që emri i qytetit është shkruar në vitin 1323, në letrat e Mbretit të Madh Gediminas që janë dërguar qyteteve në Gjermani dhe anëtarëve të komunitetit Hebreik për të vizituar kryeqytetin Vilnius. Në vitin 1387, qyteti bie në duar të mbretit Jogaila, njëri nga pasardhësit e mbretit Gediminas.

Vilnius është qendra më e madhe ekonomike në Lituani dhe njëra nga qendrat më të mëdha financiare në Shtetet Baltike. Edhe pse është vendi i vetëm 15% të numrit të popullësisë së Lituanisë, gjeneron rreth 35% GDP-ne e Lituanisë[12]. Bazuar në këta indikatore ështe kalkuluar GDP për capita duke u bazuar në PPP, në 2005 është përafersisht $33,100, më lart se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Vilnius ka kontribuar më shume se 4.6 bilion litas në bugjetin nacional ne 2004. Shuma perket rreth 37% të bugjetit. Kaunas, qyteti i dytë nga madhësia, ka kontribuar vëtem 1.5 bilion. Vilnius morri prapa si kthim 360 milion litas në bugjet, i cili është vetëm 7.7% të kontributit të tij.

Në vitin 2009 Vilnius do të jetë Kryeqyteti Europian për Kulturë së bashku me Linz

Muzeu Guggenheim Hermitage në Vilnius

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzeu Guggenheim Hermitage në Vilnius është një art muze i propozuar të ndërtohet në qytetin Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë. Më 8 prill 2008 juria internacionale zgjedhi arkitekten nga Iraku-Britania Zaha Hadid, fituese e garës ndërkombëtare për dizajnin e muzeut.[13] Muzeu është i planifikuar të përfundon dhe të hapet në vitin 2011.[13]

Siq është parashikuar Muzeu Guggenheim Hermitage në Vilnius do të prezentoj ekspozita të artit medial të ri, pjesë të arkivit antologjik nga qyteti New York dhe artin Fluxus.[13] Lëvizja artistike Fluxus ka qenë prezente ne New York gjatë vitetve 60'ta, dhe ka qenë e udhëhequr nga artisti lituan Jurgis Maciunas.[13] Një pjesë tjetër e veqantë e ekspozitës është koleksioni i punimeve nga regjisori lituan avan-gard Jonas Mekas. Këto punime momentalisht janë prezente në Qendrën për Artet Vizuel Jonas Mekas. Koleksionet që gjenden në Muzeun Hermitage në St.Petersburg dhe Muzeun Guggenheim në New York do të shfaqen gjithashtu.

Futboll

FK Žalgiris;
FK Riteriai.

Marrëveshje Bashkëpunimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vilnius ka lidhje bashkëpunimi me 14 qytete. Gjithashtu Vilnius ka marrëveshje për bashkëpunim edhe me 16 qytete tjera.

  1. ^ "Vilnius: In Search of the Jerusalem of Lithuania – Lithuanian Jewish Community". lzb.lt (në anglisht). 18 nëntor 2016. Marrë më 5 mars 2021.
  2. ^ Përdorimi i gjerë i pseudonimit nga shekulli i 16-të e deri më sot si referencë për kishat dhe manastiret e shumta katolike në Vilnius dhe atmosferën e përgjithshme fetare në qendër. Ky pseudonim përdorej/përdoret jo vetëm nga të huajt por edhe nga popullsia vendase. Figura kulturore lituaneze e shekullit të 19-të, Dionizas Poška, e quajti Vilnius "Roma e Veriut", pasi, sipas tij, Vilnius është "qendra e vjetër fetare, që u shndërrua nga një qytet pagan në bastion të krishterimit". D. Poška, 'Raštai', Vilnius, 1959, f. 67
  3. ^ Sipas një gazete kulturore Vilniusi u quajt kështu që nga viti 1990, si referencë për një nga pseudonimet e Vilnius, i cili ishte i përhapur në gjysmën e parë të shekullit të 19-të dhe gjysmën e parë të shekullit të 20-të, kryesisht për shkak të Universitetit të Vilniusit. Gjatë periudhës ndërmjet luftërave, një gazetë shkencore polake e botuar në Vilnius u quajt gjithashtu "Atheneum Wileńskie".
  4. ^ Veçanërisht në shekujt 16-17, Vilnius u quajt "Babilonia e Re" për shkak të gjuhëve të shumta që fliteshin atje, si dhe feve të shumta të tij (kishte komunitete të ndryshme të krishtera, si dhe hebrenj dhe një komunitet tatar mysliman). P.sh.: S. Bodniak, "Polska w relacji włoskiej z roku 1604", Pamiętnik biblioteki kórnickiej, 2, (Kórnik, 1930), f. 37.
  5. ^ Ky pseudonim ishte shumë i popullarizuar në mesin e fisnikërisë lituaneze, qytetarëve të Vilniusit dhe poetëve, veçanërisht gjatë periudhës barok. Shumë poetë të periudhës, duke përfshirë Maciej Kazimierz Sarbiewski, me nofkën Vilnius "kryeqyteti i Palemonit" ose "qyteti i Palemonit". Živilė Nedzinskaitė, Vilnius XVII–XVIII a. LDK lotyniškojoje poezijoje, Acta Academiae Artium Vilnensis, Vilnius, 2010, p. 16; Eugenija Ulčinaitė, Motiejus Kazimieras Sarbievijus: Antikos ir krikščionybės sintezė; Vilniaus pasveikinimas, Lietuvių literatūros ir tautosakos institutas, Vilnius, 2001, pp. 47, 59, 61, 63; etc.
  6. ^ https://www.registrucentras.lt/bylos/dokumentai/gr/2022_01_05_Gyventoju_skaicius_pagal_savivaldybes.pdf
  7. ^ "Population on 1 January by age groups and sex - functional urban areas". appsso.eurostat.ec.europa.eu (në anglisht). Marrë më 5 mars 2021.
  8. ^ "Statistinių rodiklių analizė" (në anglisht). Statistics Lithuania.
  9. ^ https://www.vz.lt/verslo-aplinka/2022/01/10/vilniaus-planas-2022-iesiems--minus-967-mln-eur
  10. ^ Sub-national HDI. "Area Database – Global Data Lab". hdi.globaldatalab.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Vilniaus TSV tinklapis panaikintas". Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2011. Marrë më 9 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2008. Marrë më 30 gusht 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  13. ^ a b c d "Zaha Hadid to Design Planned Museum in Lithuania". Bloomberg. Marrë më 2008-05-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]