Jump to content

Vallet shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Valle e kërcyer nga burra e gra me kostum kombëtar në Kosovë.

Vallet kuksjane Zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale : (“Lule manushaqe”, Kolonje etj) ; vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, Lunxheri – Gjirokastër etj) ; vallet erotike (“Kërcimet e Logut”, Malësia e Madhe – Shkodër etj) ; vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj).


Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë : vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj).

Në disa valle ka gërshetim të lirikës me epikën, vallet liriko-epike "Vallja Devollice", Devoll, “Valle bishtore e Labinotit” Çermenikë – Elbasan etj dhe valle epiko-lirike “Kërcim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj

Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore. Vallet e Toskërisë, Myzeqesë, Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina të tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojnë edhe unitete koreografike mbi bazën e veçorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit Elbasan etj dallohen për shoqërimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zonës qytetare të Shqipërisë së Mesme dallohen për shoqërimin vokalo-instrumental. Në krahinat lindore të Shqipërisë qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Martaneshi e Mati, nënte Malet e Dibrës) bien në sy vallet e burrave dyshe të shoqëruara me curle e lodër. Krahinat malore të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke përfshire Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, dallohen për kërcimet e grave që luhen nga një, dy ose më shumë valltare të shkëputura njëra nga tjetra me një kërcim të lirë. Në pasurinë koreografike të trevave Veriore tërheqin vëmendjen dhe vallet me emërtime të veçanta të cilat janë karakteristike sidomos në Lume, Malësi të Gjakovës, Malësi të Madhe, krahina e Rrafshit të Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj.

Veçantia e valleve vërehet në motivet, formacionin dhe trajtën. Motivet (mbi bazën e fakturave të dyhapëshit, të trehapëshit dhe te katërhapëshit) paraqiten në tre tipe kryesore : a) dyshe, b) treshe, dhe c) katërshe. Sipas formacionit ndahen në valle masive dhe kërcime solistike. Në vallet masive vërehen tre tipe : a)vallet në rreth të mbyllur, b) vallet në gjysme rrethi ; c) vallet në dy vija përballe njëra–tjetrës. Kërcimet solistike ndahen në pesë tipe : kërcime njëshe, dyshe, treshe, katërshe dhe kërcime në grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kërcimit njëpjesësh dhe o m zemra.

Një ndër vallet më të njohura në Kosovë. Fjala "shotë" përdoret me përkëdheli për vajzat e reja, të shkathëta e të pashme. Vallja luhet në disa variante : dy gra a vajza, një grua e një burrë (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Është valle lirike. Luhet në të gjitha tubimet festive dhe më shume gjate festimit të dasmës. Shoqërohet me forma të ndryshme vokale-instrumentale.

Vallet Labe të Burrave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqërohen vetëm me kënge polifonike dhe përgjithësesisht emrat i marrin sipas vargut të parë të këngës. Nga përmbajtja bëjnë pjese në vallet epike të trimërisë. Patosi epik që i karakterizon shprehet përmes strukturash karakteristike të kërcimit dhe interpretimit. Kërcimi më origjinal i këtyre valleve është në dy grupe, në dy gjysmërrathë që komunikojnë në forme dialogu. Mbizotëron trehapëshi popullor i dyzuar. Kërcimi lidhet kryesisht me valltarin e parë, përçorin e valles (në fakt ata janë dy). Ai përgjithësisht e nis kërcimin shtruar, me një forcë të brendshme, pas lëvizjeve të para burrërore vjen përplasja e herëpashershme e këmbeve nga toka, uljet gjysme të thella mbi njërën ose mbi të dyja këmbët, rrotullimet e vrullshme, përkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve që shoqëron me iso luhet me hapë të thjeshte por të rende, në përshtatje me karakterin e valles.

Eshte valle burrash shumë e vjetër e zonës së Devollit. Nga shekulli i 19 vjen edhe e kënduar, e interpretuar me fyell, tambura dhe dajre. Më pas, në vitet 1900 futet edhe klarineta. Vallja luhet vetëm nga burrat me kostumet kombëtare të zonës, fustanella, kallca, këpucë më xhufka, çepkenë dhe qeleshe. Vallja vjen në trajtën e një ballade, fillon ngadalë shtruar, mbështetur fort, duke pasqyruar jetën, sakrificat, mbijetesën, luftën dhe në fund atmosferën dinamike festive të fitores. Me ritmin, figurat, lëvizjet dhe muzikën, ajo na sjell një koreografi komplekse të harmonizuar në mënyrë organike. Megjithse konsiderohet e vështirë në interpretim, ajo luhet në të gjithë zonën e Devollit dhe nga të gjithë brezat, nga fëmijët deri tek të moshuarit. Regjistrimet e para në pllaka gramafoni jane realizuar në vitet 1925-1930 në studiot diskografike italiane dhe franceze. Vallja Devolliçe ka qënë gjithmonë momenti kulmor i gjithë festave familjare, dasmave, festave publike si dhe në situata festive të luftës dhe fitores. Ajo ka përfaqësuar kulturën e lashtë të Devollit në të gjitha ngjarjet e mëdha kulturore kombëtare si festat, festivalet kombëtare etj, ku ka marrë vlerësime maksimale. Në gusht 1957 në Festivalin Ndërkombëtar të folklorit në Moskë, midis 135 vendeve, grupi i Valles Devolliçe fitoi Çmimin II. Vallja Devolliçe është nga thesaret më të mëdha folklorike të vendit, një nga më të bukurat valle shqiptare.

Valle burrash e krahinës së Çamërisë. Ka fuqi të madhe emocionale dhe vlera estetike, arsye kjo që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe të huaj, të cilët kanë folur për përhapjen e saj edhe tek greke. Njihen disa variante që praktikohen edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Jugut, me emërtime, kompozicion koreografik dhe shoqërim vokal-instrumental të ndryshëm. Më e popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”. Këto emra, gojëdhëna popullore i lidh me figura kapedanësh të Ali Pashe Tepelenës. Janë valle epike. Edhe kur kërcehet dyshe ose në grup, rolin kryesor e luan valltari i parë. Një nder figurat e trupit te tij më origjinale është kjo : bën ecje të lehte, ngrihet mbi njërën këmbe, rrotullohet dhe në këtë moment e përkul trupin hark prapa, duke prekur me koke dyshemenë ose token, ndërkohe valltaret e tjerë kalojnë mbi trupin e tij.

Valle grash me prejardhje nga fshati Dardhe i Korçës.Për origjinalitetin, pasurinë dhe interpretimin është bërë e njohur në mbarë vendin.Gratë valltare e luajnë në formacion gjysmërrethi, të kapura për duarsh zinxhir, duke u zhvendosur në varg nga e djathta.Shoqërohet me kënge. Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit : “25 gërsheta” (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjatë dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë, njëra ia thotë këngës, një e dytë ia pret, ndërsa të tjerat në grup mbajnë zë. Zakonisht ajo që heq vallen luan edhe rolin e marrëses së këngës, njëkohësisht “heq këmbën dhe këngën”.

Kërcimi e ka origjinën nga Shqipëria e Jugut. Ritmi është 2/4 dhe kërcehet i hapur dhe në formë cikli nga njerëz te bashkuar. Stili është krenar.Po ashtu ka dhe kostume popullore per gra dhe meshkuj.

BTRR eshte nje valle me prejardhje shqiptare nga qyteti i vogel i Kosturit.Ai tregon historine e nje djali shqiptar {Ardi} qe shkoi ne emigracion ne Itali per nje jete me te mire.

Vallja e rrajcës është një valle shumë e shpejtë. Kjo valle kercehet nga cdo person dhe ka veshjen e saj perkatese.Ajo kercehet ne cdo rast ne dasma,ditelindje etj. Kostumet e rrajces jane shume te bukura kane shamin e cila mbulon koken, perparesen dhe ka shume pare te qepura ne te. Vallja e Rrajces kercehet duke u kapur per dore.

Vallja Bradasheshi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vallja Malenake

Vallja Dyshe Myzeqare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]