Jump to content

Uniqlo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Uniqlo Co., Ltd.
Kompani Publike
noform
noform
Logo e kompanisë
noform
noform
Dyqani Uniqlo në Osaka


Industria Modës
Themeluar 2 shtator 1974
Selia Yamaguchi dhe Tokio, Japonia
Territori i shërbimit Gjithë botën
Drejtues Tadashi Yanai
Produkte Veshje, aksesorë
Të ardhurat 1773 miliardë jen (2024)



Sektorë Fast Retailing
Faqja e Internetit uniqlo.com

Uniqlo Co., Ltd. (japonisht: 株式会社ユニクロ, Kabushiki-gaisha Yunikuro) është një kompani japoneze që projekton, prodhon dhe shet veshje të rastësishme. E themeluar fillimisht në Japoni, kompania u zgjerua përtej Japonisë në shekullin e 21-të dhe shpejt u bë një markë e madhe veshjesh, e krahasueshme me kompani të tilla si H&M. Uniqlo kishte më shumë se 2,400 dyqane në të gjithë botën në 2024.[1]

Uniqlo u themelua në vitin 1949 në Ube (Yamaguchi) si pjesë e grupit të kompanive Fast Retailing.[2]

Në vitin 1984, një dyqan veshjesh rastësore unisex i quajtur Unique Clothing Warehouse, i shkurtuar më vonë në Uniqlo, u hap në Hiroshima.

Uniqlo hapi dyqanin e tij të parë jashtë Japonisë në Londër në 2001 dhe dyqanin e parë në Shangai në 2002. Në vitin 2005, Uniqlo e parë amerikane u hap në Nju Jork.[3]

Uniqlo aktualisht punëson më shumë se 30,000 njerëz dhe operon në më shumë se 26 vende. Ka mbi 800 dyqane Uniqlo në Japoni (mbi 100 vetëm në Tokio) dhe mbi 70 dyqane në Evropë.[4]

Uebfaqja zyrtare e UNIQLO

  1. ^ "Group Outlets". fastretailing.com (në anglisht). Marrë më 2024-03-07.[lidhje e vdekur]
  2. ^ "1949-2003 | FAST RETAILING CO., LTD". fastretailing.com (në anglisht). 2023-10-19. Marrë më 2024-03-07.
  3. ^ "Annual Report 2005" (PDF). fastretailing.com (në anglisht). 2024-03-07.
  4. ^ "UNIQLO Business". fastretailing.com (në anglisht). 2023-11-02. Marrë më 2024-03-07.