Jump to content

Teurati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Torah)
Teurati e hapur për përdorim liturgjik në sinagogë.

Torah ose Teurati (hebr.: תורה = mësimi, ligji; arab. التوراة et-Tevra) është shkrimi më i rëndësishëm fetar i Jehudizmit dhe nderohet si fjala e frymëzuar e Perëndisë. Tora është pjesa e parë dhe më kryesore e Biblës hebraike. Në të përmbahen 613 urdhëresa. Tora është përmbledhja e pesë Librave të Moisiut, të cilët formojnë edhe në krishterim pjesën e parë kryesore të Besëlidhjes së Vjetër.

Tora është një dorëshkrim i mbledhur rrotull, i cili shkruhet nga një shkrues i Torës nën rregulla të posaçme dhe të rrepta. Në kuptimin e përgjithshëm Tora si emërtim përdoret si përmbledhje e ligjit gojor dhe ligjit të shkruar jehudik, duke rrokur gjithë pikëpamjet mësimore fetare autoritative jehudike gjatë historisë, së bashku me Mishnah, Talmudin, Midrashin e të tjerë.

Pesë librat që përmbledh Tora në gjuhën hebraike shqiptimi dhe përkthimi i tyre vijon si më poshtë:

Këta pesë libra të Torës përshkruajnë krijimin e gjithësisë dhe historinë e saj, dhe në veçanti marrëveshjet e posaçme mes Perëndisë dhe popullit të Izraelit.

Judenjtë e kanë nderuar shumë Torën gjatë gjithë historisë së tyre si popull i përzgjedhur i Perëndisë, ashtu siç kanë vepruar samarianët dhe të krishterët.

Tora është pranuar brez pas brezi si fjala e përpiktë e Perëndisë drejtuar Moisiut. Megjithatë për disa teologë liberalë, ajo s´është e saktë historikisht, por si diçka përtej këtyre termave. Ajo është udhëzuesja e parë e marrëdhënies midis Perëndisë dhe njeriut, dhe i gjithë kuptimi dhe qëllimi i kësaj marrëdhënieje, një dokument i gjallë që shpaloset nëpër breza dhe mijëvjeçarë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Torah
  • Shkrimet - një platformë për leximin dhe studimin e Biblës shqip