Jump to content

Timm Klose

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Timm Klose

Klose me 1. FC Nuremberg në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëTimm Klose
Datëlindja (1988-05-09) 9 maj 1988 (36 vjeç)
VendlindjaFrankfurt, Gjermani Perëndimore
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)
PozicioniQënder-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
VfL Wolfsburg
Numri5
Karriera me të rinjtë
1993–2003BSC Old Boys
2003–2004Basel
2004–2007BSC Old Boys
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2009Basel U2147(3)
2009–2011Thun59(4)
2011–20131. FC Nuremberg45(2)
20121. FC Nürnberg II8(1)
2013–VfL Wolfsburg12(0)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Zvicra U2111(0)
2011–Zvicra9(0)
2012Zvicra Olimpike4(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 tetor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 5 tetor 2013

Timm Klose (lindur më 9 Maj 1988) është një futbollistë zviceran i lindur në Gjermani i cili luan me klubin gjerman VfL WolfsburgBundesligë dhe me kombëtaren zvicerane si qënder mbrojtës.[1]

Klose ka lindur në Frankfurt, Gjermani Perëndimore, nga një baba gjerman dhe një mama zvicerane. Ai i ka të dy pasaportat e vendeve. Kur Klose ishte pesë vjeç, familja e tij shkoi në Bazel, vendlindja e mamasë së tij.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klose bëri 29 paraqitje me Thun që fitoi Swiss Challenge League në sezonin 2009–10, duke shënuar në fitoren 4–0 kundër FC Gossau më 5 dhjetor.[2] Ai zhvilloi 30 paraqitje sezonin tjetër në Superligë, duke shënuar tre gola.[2]

Më 28 Maj 2011, ai u largua nga Thun për të kaluar 1. FC Nürnberg në një marrëveshje tre vjeçare për 400,000 .[3] Ai zhvilloi 13 paraqitje në ligë nga gushti në nëntor, por nga 8 Marsi e deri në Maj, ai luajti me rezervatRegionalliga Bayern; ai shënoi golin e vetëm më 8 Maj në ndeshjen kundër FC Ingolstadt 04 II.[2] Sezonin tjetër ai u rikthye te skuadra e parë, dhe gjithashtu shënoi dy herë në 32 paraqitjet e zhvilluar në Bundesligë.[2]

Më 1 korrik 2013, ai u transferua nga Nürnbergu te VfL Wolfsburg në një marrëveshje katër vjeçare.[4] Ai doli me karton të kuq në debutimin e tij me klubin, në humbjen 2–0 kundër rivalëve të Hannover 96 më 10 gusht.[5] Ai zhvilloi edhe nëntë paraqitje të tjera gjatë sezonit, duke luajtur vetëm katër prej tyre si titullar.[2]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klose ishte emëruar në skuadrën e turnamentit të 2011 Kampionatit Europian U–21 ku kombëtarja e tij arriti deri në finale. Ai gjithashtu përfaqsoi Zvicrën në lojërat olimpike verore 2012, duke luajtur në çdo ndeshje me Zvicrën që e mbylli Grupin B në vendin e fundit.

Ai bëri debutimin e tij zyrtar me Zvicrën më 11 gusht 2010, duke zëvëndësuar mbrojtësin Philippe Senderos në minutën e 57 të fitores 2–1 kundër Lihtenshtajnit.[6] Më 7 tetor ai luajti ndeshjen e tij të parë kompetitive dhe si titullar, me Zvicrën që humbi një ndeshje kualifikueseEuro 2012 me rezultatin 2–0 kundër Uellsit.[7] Ai gjithashtu luajti dy ndeshje gjatë fushatës së suksesshme kualifikuese të Kupës së Botës 2014, por nuk u zgjodh për të luajtur në finalet e turnamentit.

FC Thun

  1. ^ "Klose, Timm". kicker.de. Marrë më 10 mars 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d e "T. Klose". Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2017. Marrë më 11 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Matthey, James (28 maj 2011). "Nurnberg sign Timm Klose from FC Thun". Goal.com. Marrë më 11 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "KLOSE MAKES WOLFSBURG SWITCH". Bundesliga. 1 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2014. Marrë më 11 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Derby success for Hannover". Sky Sports News. 10 gusht 2013. Marrë më 11 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Liechtenstein 1-2 Switzerland". EU-Football.info. Marrë më 11 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Wales 2-0 Switzerland". EU-Football.info. Marrë më 11 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]