Jump to content

Trakët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Thrakët)

Trakët ishin një popull indo-europian[1], ata shtriheshin nga Karpatet e Transilvanisë e deri në ngushticat detare në Azine e Vogël. Ata dalloheshin nga tatuazhet që bënin, sa më fisnik që të ishte një trak, aq më shumë tatuazhe kishte ai. Trakët e veriut ishin të veshur me gëzofë delesh dhe pantallona të gjëra ndërsa trakët e jugut ishin të veshur me lëkura. Përgjithësisht ishin të përhapur kapuçat prej gëzofi, të cilat përdoren ende sot në Karpatet Lindore. Kryetarët e fiseve ishin mbretër trashigimtar dhe të besës. Shtetet më të mëdha federative trake ishin: mbretëria e dakëve(në veri)dhe mbretëria e odryserëve(në jug). Trakët ishin luftëtar trima dhe një komb luftarak.[2]. Trakët ishin përtacë sipas përshkrimit të Herodotit. Blegtoria ishte e zhvilluar ndërsa bujqësia përvec prodhimit të verës nuk ishte e zhvilluar. Trakët njiheshin për larjen e arit dhe rërës të hekurit. Perandoria Romake zhvilloi luftëra me dakët. Dakët ishin fuqi e madhe ata kishin mbretin Burebistas gjatë luftës me Perandorinë Romake, Burebistas mund të mblidhte 200.000 njerëz në ushtri[3].

Besimi dhe zakonet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trakët besonin në shumë perendi, në Zeusin( perëndia i dritës dhe i bubullimave), Artemisën, Dionisin, Sabaziosin, Herosin.Trakët shpesh edhe flijonin njerëz.Kur një trak fisnik varrosej zhvilloheshin lojëra lufte.[4].

  1. ^ "Historia e Serbëve", Konstandin Jirecek, faqja 40
  2. ^ "Historia e Serbëve", Konstandin Jirecek, faqja 48, 49
  3. ^ "Historia e Serbëve", Konstandin Jirecek, faqja 55
  4. ^ "Historia e Serbëve", Konstandin Jirecek, faqja 49, 50
  • Best, Jan and De Vries, Nanny. Thracians and Mycenaeans. Boston, MA: E.J. Brill Academic Publishers, 1989. ISBN 90-04-08864-4.
  • Cardos, G., Stoian V., Miritoiu N., Comsa A., Kroll A., Voss S., Rodewald A. "Paleo-mtDNA analysis and population genetic aspects of old Thracian populations from South-East of Romania". Romanian Journal of Legal Medicine 12(4), pp. 239–246, 2004. (Article)
  • Casson, Lionel. "The Thracians". The Metropolitan Museum of Art Bulletin, New Series, Vol. 35, No. 1, (Summer, 1977), pp. 2-6.
  • Hoddinott, Ralph F. The Thracians. Thames & Hudson, 1981. ISBN 0-500-02099-X.
  • Irwin, E. Colour Terms in Greek Poetry. Hakkert, Toronto, 1974.
  • Poulianos, Aris. The Origin of the Greeks, Ph.D thesis, University of Moscow, 1961 (supervised by F.G. Debets).
  • Quiles, Carlos. A Grammar of Modern Indo-European. Carlos Quiles Casas, 2007. ISBN 84-611-7639-1