Tharrhypa
Tharrhypa ose Tarripa [1] ( greqisht : Θαρύπας, 430 - 392 pes ) ishte një mbret i molosëve dhe paraardhës i Aleksandrit të Madh.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tharrhypa përmendet nga Tukididi [2] si i mitur në vitin 429 para Krishtit.
Ai ishte babai i Alketas I, dhe thuhet se ishte i pari që prezantoi tiparet kulturore të kohës (domethënë atikase) midis molosëve. [3]
Tharrypa u dërgua për tu shkolluar, arsimuar dhe edukuar si dhe për të fituar kulturë të gjerë të kohës (helene) në Athinë në moshë të njomë 7 vjeçare. Burimet helene tregojnë se ai u shpall edhe qytetar nderi i Athinës. Tharrypa ka meritën se futi elementet e qytetërimit kulturor të asaj kohe në Molosi dhe Epir duke përfshirë edhe teatrot, shkollat (arsimin) dhe administratën me ligje e parime filantropike. Sipas Thukididit, Tharrypa ishte ai i cili e ftoi Euripidin në kryeqytetin e tij Pasaron. [4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Alternative forms: Tharrypas, Tharyps, Tharrytas, Tharybas
- ^ History of the Peloponnesian War 2. 80)
- ^ Pausanias 1. 11 , Plutarch Pyrrhus
- ^ Plutarku (2000). Pjerin Logoreci (red.). Pirro (Pyrrhus of Epirus): Jetë Paralele (Parallel Lives). Përkthyer nga Sotir Papahristo. Tiranë: Logoreci. fq. 7. ISBN 9992766417. Marrë më 14 nëntor 2021.