Jump to content

Tamiflu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Është një medikament antiviral që mendohet se përveç gripit A dhe B do të kete efekt edhe ndaj gripit të pulës, kur ai kalon tek njeriu. Ai i përket grupit të medikamenteve që frenojnë neuraminidazën Historia e zhvillimit Zhvillimi i një medikamenti të efektshëm kundër gripit ka filluar me tepër se 14 vjet më parë . Shkencetaret e Monash University in Parkville, Australi, paraqiten në 14 tetor 1992 në një kongres mbi sëmundjet infektive në Los Angeles një lënde të efektshme kundër gripit tek mijtë. Ishte një pararendës i antiviralit Relenza. Mënyra e veprimit ishte e njëjta si ajo e Tamiflu. Megjithatë ai duhej të inhalohej përmes mushkrive. Norbert Bischofberger i firmës bioteknologjike amerikane Gilead në Foster City pranë San Francisco tentoi të zhvillonte një medikament, i cili vepron sipas të njëjtit parim, por në formë tablete. Pas zhvillimit, filloi një bashkëpunim me firmën Roche dhe nëntor 1996 filluan testet për lejimin e medikamentit. Në dhjetor 2000 Tamiflu merr liçensën si medikament kundër gripit në SHBA dhe në Japoni. Në qershor 2002 Tamiflu lejohet edhe nga BE .

Oseltamivir

Mekanizmi i veprimit Tamiflu resorbohet shpejt në më tepër së 75%, në traktin tretës të organizmit dhe transformohet pothuajse i tëri nga enzimat speciale të melçisë (esterazat hepatike) në një produkt aktiv të metabolizmit të quajtur Oseltamivircarboxylat .Ky princip aktiv i formuar në kete mënyrë frenon në mënyrë selektive neuraminidazat e virusit të gripit. Këto neuraminidaza janë glykoproteina, të cilat ndodhen në sipërfaqen e virionit (një virus i cili nuk ka depërtuar ende në qelizë) Nuraminidaza i shërben viruseve të gripit që të tresin acidin sialinik, e cili vesh qelizat a strehuesit. Kështu virusi çlirohet nga një ngjitje që i ndodh tek qeliza kur do të dalë prej saj për të pushtuar qeliza të tjera.. Neuraminidazat e virusit, të cilat frenohen nga medikamenti, normalisht kanë një aktivitet enzimatik, i cili është vendimtar për çlirimin e viruseve të tjerë të sapokrijuar nga qelizat e infektuara dhe kështu edhe për përhapjen e mëtejshme të viruseve në organizëm. Në adresen e meposhte të iternetit mund të shihet një animacion i bukur sesi vepron Tamiflu https://web.archive.org/web/20051023004002/http://www.pharmasquare.org/flash/Tamiflu.html Indikacionet e përdorimit

  Për trajtim

Në mënyrë që të jetë i efektshëm medikamenti duhet të jepet sa me shpejt që të jetë e mundur pas fillimit të shenjave të sëmundjes. Optimalja do të kishte qënë brënda 36 orëve nga fillimi shenjave, por jo më vonë se dy ditë. Sa me heret të fillojë trajtimi aq me mirë. Tamiflu mund të merret bashkë me Paracetamol, Ibuprofen ose Acetylsalicylsäure (Aspirin), Në këtë rast ka një pakësimin të efektit të këtyre medikamenteve.

   Për profilaksi 

Tamiflu indikohet edhe në profilaksinë e gripit tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 13 vjeç e sipër. Tamiflu nuk indikohet në fëmijët nën 1 vjeç Në studimet e profilaksisë , efektet e papëlqyeshme janë shumë të ngjashëm me ato gjatë trajtimit. Efektet më të shpeshta janë dhimbja e kokës, lodhje dhe nauze. Dozimi Për mjekim 2 x 75 mg në ditë per 5 dite. Për profilaksi çdo ditë 1 x 75 mg per 7 dite Efektet anësore Përgjithësisht tolerohet mirë. Në 10 vetë, një mund të ketë nauze ose të vjella. Duke e marrë atë me bukë, këto simptoma mund të reduktohen. Efekte të tjera anësore më të paktë mund të jenë bronkiti, pagjumësia dhe marrja e mendve, dhimbje, reaksione alergjike, bronkit , konjuktivit, dermatit, diare etj.

Kunderindikacionet

Ka situata ku Tamiflu nuk duhet përdorur ose duhet përdorur me kujdes të veçantë.

Kontraakeptivet orale

Nuk dihet nëse ai duhet perdorur kur merren tableta kontra-akeptive. Është mire të diskutohet me mjekun që leshon rceten

Barra

Në së jeni me barre ose keni ndemend të mbeteni, mos e përdorni. Pyesni mjekun..

Ushqyerja me gji.

Nuk dihet nëse Tamiflu kalon tek femija permes qumeshtit të gjirit.

Alegji

Nëse jeni alergjik ju duhet të kontrolloni nëse Tamiflu perban substancat që iu bëjnë alergji.

     Ngarja e makines ose puna më makineri 

Duket së Tamuflu nuk ka ndonjë efekt mbi aftësinë tuaj për të ngarë makinën apo për të punuar me makineri.

Alcoholi

Nuk dihet nëse alkoli ka ndonjë efekt mbi Tamiflu. Megjithë është mirë të mos pihet alkol kur merret Tamiflu.

          Ushqimi   
           Nuk ka të dhëna që Tamiflu mund të cënohet nga ndonjë lloj ushqimi


Doze forma Forma e zakonshme është si kapsulë (gri lehtësisht e verdhë) përmban 75 mg të medikamentit aktiv dhe duhet të merret nga goja. Ndërsa medikamenti prodhohet nga Roche, ai është zhvilluar Gilead Sciences Inc. e cila posedon të drejtën intelektuale, por që prodhimin ia ka kaluar Roche me tepër së 10 vjet më parë. Tamiflu është i liçensuar në më tepër së 50 vende. Ekziston dhe në formë të suspensionit oral prej 12mg/ml. Ofrohet si një pluhur i bardhë për berjen e një suspensioni. I disponueshëm në shishe qelqi që permban 25 ml suspension Ruajtja Kapsula dhe pluhri i bardhë për suspension duhen ruajtur në 25 °C Paketimi Tableta 75 mg vendosen në kuti dhjeteshe. Vlefshmëria Nëse duam t’a ruajmë në stoqe, atëherë duhet të mbajmë parasysh së jeta e tij është 5 vjet . Çmimi Çmimi varion nga vendi në vend nga 50 në 150 dollare për trajtim (pra për një total prej 10 tabletash.

Pershkrimi

Tamiflu leshohet me recetë.


Si duhet marrë

Është mirë që tableta të kaperdihet me një gote të mbushur me uje. Ju mund të merrni edhe nje gote tjetër uji mbas të pares nëse doni.

Çfarë ndodh nëse merret tepër?

Nëse ju merrni vetëm një dozë të tepër të Tamiflu ose e merrni atë me heret, nuk ka të ngjarë që të shkaktojë probleme . Por me tepër së një dozë mund të jetë e rrezikshme

Po nëse nuk e marr një doze çfarë ndodh?

Nëse nuk e merrni në kohë, mund t’a merrni kur të kujtoheni , por pastaj vazhdoni me ritmin e rregullt . Por nëse dozes i vjen radha për dy orë atëherë merreni menjëherë dhe mos merrni atë të radhes dhe pastaj ktheuni tek ritmi normal Mos merrni dy doza në të njejtën kohë.

Mund të ndryshohet doza ?

Për këto duhet të flitet me mjekun tuaj

Mund te ndalohet marrja?

Nuk duhet ndaluar deri në fund të kurës sepse po të keni grip, ai do të vazhdojë

Permbajta kimike e TAMUFLU

Kapsula e Tamiflu 75mg permban:

             Oksid hekur (i zi)(E172)
             Croscarmellose Sodium
             FD and C Blue 2 (indigo carmine, E132)
             Gelatin
             Oseltamivir
             Povidone
             Niseshte misiri e xhelatinuar që me parë 
             Oksid hekuri (i kuq) (E172)
             Shellac
             Sodium Stearyl Fumarate
             Talc
             Titanium dioxide (E171)
             Oksid hekuri ( i verdhe) (E172)

Suspensioni oral i Tamiflu 12mg/ml përmban

             Oseltamivir
             Saccharin sodium (E954)
             Sodium benzoate (E211)
             Sodium dihydrogen citrate (E331 (a))
             Sorbitol (E420)
             Titanium dioxide (E171)
             Arome Tutti Frutti 
             Maltodextrins (maize)
             Propylene glycol
             Gome arabike (E414)
             Substanca identike me substancat natyrore (kryesisht  prej bananesh, ananasi dhe 
              pjeshke Xantham gum (E415)

Prodhuesi Firma e vetme prodhuese tani për tani është firma sviceriane Roche. Ajo ka liçence ekskluzive të prodhimit të medikametit dhe ka refuzuar për arsye të garancisë se cilësisë që të japë licensa dytesore . Për prodhimin e tij duhet rreth një vit. Roche thotë se është e vetmja firme që ka mundësitë teknike për ta prodhuar pasi duhet impiante specifike, të mbrojtuara nga shpërthimet. Roche me seli qëndrore në Basel, të Svicrës është një ndërmarrje shëndetësore leader në botë me fokus në farmaci dhe në diagnostike. Roche eshte numri një në botë në fushën e materialeve diagnostikuese dhe onkologjisë dhe ka një rol drejtues në fushat e virologjisë dhe transplantologjisë. Roche punëson në të gjithë botën 65'000 vetë në 150 vende. Organizata Botërore e Shëndetësisë, me synim për parandalimin e një pandemie, rekomandon të gjitha vendet që të sigurojnë një stok të këtij medikamenti për 25% të popullsisë. Ky medikament do të kishte qënë i pershtatshem deri në dalien e një vaksine.