Superliga e Futbollit të Kosovës
Skeda:Https://images.app.goo.gl/RqLe24fBVtiRVx8z8 | |
Kombëtarja | Kosova |
---|---|
Konfederata | UEFA |
Themeluar | 1946 |
Sezoni i parë | 1999 |
Numri i ekipeve | 10 |
Bien në | Liga e Parë |
Kupa kombëtare | Kupa e Kosovës |
Kupa ndërkombëtar | UEFA Champions League UEFA Conference League |
Më shumë tituj kampion | KF Prishtina |
Partnerët televizivë | ArtMotion Klan Kosova Kujtesa |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
' |
Superliga e Kosovës është kategoria më e lartë e garave në futboll në Kosovë të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). FFK organizon edhe dy kategori më të ulta të garave në futboll: Liga e Parë, Liga e Dytë (Grupi A dhe B)
Ekipet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Superliga në sezonin 2021/22 ka 10 ekipe. Ato janë:
Klubi | Qyteti | Stadiumi | Kapaciteti |
---|---|---|---|
KF Ballkani | Suharekë | Stadiumi i qytetit | 1.000 |
KF Drenica | Skenderaj | Stadiumi Bajram Aliu | 3.000 |
KF Drita | Gjilan | Stadiumi i Gjilanit | 15.000 |
KF Dukagjini | Klina | Stadiumi 18 Qershori | 2.000 |
KF Ferizaj | Ferizaj | Stadiumi Ismet Shabani | 2.000 |
KF Feronikeli | Drenasi | Stadiumi Rexhep Rexhepi | 6.000 |
KF Flamurtari | Prishtina | Stadiumi Xhemail Ibishi | 5.000 |
KF Gjilani | Gjilan | Stadiumi i Gjilanit | 15.000 |
KF Llapi | Podujevë | Stadiumi Zahir Pajaziti | 10.000 |
KF Prishtina | Prishtina | Stadiumi Fadil Vokrri | 13.000 |
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Topi i parë në Kosovë është sjellur nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë. Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, e më pastaj formohen edhe klubet e tjera. Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë.
Periudha e dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991. Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë. Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi,Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike. Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë.
Periudha e tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht në vitin 1991 futbolli kosovar ishte në zenitin e saj dhe kishte vazhdimisht 4-5 klube në të dy ligat federative. Por, përkeqësimi i situatës politike reflektohej edhe në sport. Ishte gati e pamundur të luhej më futboll, e sidomos jo në Kosovë. Kjo bëri që në gusht të vitit 1991, klubi më i mirë i Kosovës, Prishtina me një traditë të ndritshme në Ligën e parë jugosllave të braktisë Ligën profesioniste të Jugosllavisë, sepse nuk kishte më garancë për sigurinë as të lojtarëve, as të zyrtarëve të tjerë, por as të simpatizuesve kosovar. Reaksioni i pushtetit të Millosheviqit ishte pa presedan në historinë e sportit. Ai suprimoi të gjitha klubet e të gjitha sporteve dhe definitivisht i largoi nga fushat e veta të gjithë sportistët e Kosovës, siç bëri edhe me punëtorët që i la në rrugë. Të gjitha nivelet e ligave të futbollit në Kosovë u zhdukën për një ditë nga dora kriminele e pushtetit serb. Në vitin 1991, pas këtij akti të pashembullt të shtetit serbo-jugosllav, futbolldashësit kosovar treguan qartë se nuk mund të jetojnë pa futboll dhe në kushte absurde për shekullin e 20-të, formuan FEDERATËN E FUTBOLLIT Të KOSOVËS, të pavarur nga Jugosllavia me të gjitha organet e saja: kryetarin, bordin prej 12 anëtarëve nga 7 qendrat rajonale, komisionet, shoqatat etj.. Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, më 13 shtator 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të pavarur të Kosovës. Liga e parë e Kosovës numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera mvarësisht nga Regjionet, por ndeshjet luheshin vetëm nëpër fusha të improvizuara, në kushte shumë të vështira. Nëpër stadiumet e futbollit të Kosovës luanin tani 8% e popullatës së gjithmbarshme të saj, pra vetëm serbët. Maltretimet, burgosjet, rrahjet ishin të pranishme në çdo javë, por futbolli në Kosovë mbijetoi dhe u luajtë deri në janar të vitit 1998, kur filloi fushata luftarake serbe ndaj popullatës civile të Kosovës. Edhe gjatë kësaj periudhe (1991-1998)në Kosovë luhej futbolli sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo ndryshim i rregullave të tyre menjëherë aplikohej në sistemin e garave tona.
Periudha e katërt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faza e IV-të e Futbollit në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, kur u riorganizua FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS. Konstituohet Kuvendi, miratohet Statuti, konfirmohen klubet pjesëmarrëse, caktohen komisionet, shoqatat, etj. Liga e parë numëronte 18 skuadra, Liga e dytë – dy grupe me nga 14 suadra. Prej vitit 1991 deri më sot vazhdimisht në futbollin e Kosovës është luajtur sipas rregullave të UEFA-së dhe FIFA-s. Tani në edicionin e ri 2006/2007, Kosova ka Superligën me 16 skuadra, Ligën e parë me 14 skuadra, Ligën e dytë – dy grupe me nga 12 skuadra dhe Ligën e tretë – dy grupe nga 10 skuadra, pastaj Ligat e juniorëve dhe të gjitha grupmoshat që garojnë sipas sistemit të garave të UEFA-së. Kushtet infrastrukturale prej vitit 1999 deri në ditët e sotme janë shumë të vështira dhe futbolli po mbijeton vetëm falë sponzorëve vullnetarë, të cilët me vite të tëra sponzorojnë me mjete personale, edhepse atyre nuk u mundësohet asnjë lehtësim fiskal konkret nga shteti qoftë në infrastrukturë apo të tjera, por edhe mundësitë realisht janë të kufizuara.
Periudha e pestë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas shumë peripecive, sakrificave të shumë gjeneratave, më në fund Federata e Futbollit e Kosovës, nën drejtimin e Fadil Vokrrit, pas shumë takimeve dhe lobimeve, arriti që t’i thyejë të gjitha barrierat dhe në maj të vitit 2016 të bëhet fillimisht anëtare e UEFA-s, e më pas edhe e FIFA-s, duke u bërë kësisoj pjesë e familjes së madhe të futbollit evropian dhe atij botëror. Kjo periudhë vlerësohet edhe si më e rëndësishmja për zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar, pasi tani përveç se Kosova do të marrë pjesë në kualifikimet e Evropianit dhe Botërorit me kombëtaren e saj, edhe klubet do të paraqiten në garat evropiane.
Kampionët e Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo është lista e fituesve të Superligës të Kosovës nga viti 1945.[1]
|
Klubet Kampione
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Kampion | Viti | |
---|---|---|---|
Prishtina | 10 | 1991–92, 1995–96, 1996–97, 1999–00, 2000–01, 2003–04, 2007–08, 2008–09, 2011–12, 2012–13 | |
Besa | 3 | 2004–05, 2005–06, 2006–07 | |
Feronikeli | 2014–15, 2015–16, 2018-19 | ||
Drita | 3 | 2002–03, 2017–18 , 2019-2020 | |
Trepça | 2 | 1992–93, 2009–10 | |
Fushë Kosova | 1990–91 | 1 | 1990–91 |
Dukagjini | 1993–94 | ||
Liria | 1994–95 | ||
Besiana | 2001–02 | ||
Hysi | 2010–11 | ||
Vushtrria | 2013–14 | ||
Trepça'89 | 2016–17 |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Superliga Faqja zyrëtare e FFK-së
Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ^ "Kosovo - List of Champions". RSSSF.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)