Stefanaq Pollo
Stefanaq Pollo (Përmet, 25 janar 1923 - 15 maj 1997) ka qenë akademik, historian, pedagog dhe deputet gjatë regjimit komunist.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Përmet, pinjoll i Pollove të Frashërit, bir i një familjeje të pasur tregtare. I ati, Themistokliu, kish qenë emigrant në Shtetet e Bashkuara dhe veprimtar i Vatrës.[1] Pas studimeve në vendlindje,[2] vijoi dhe kreu studimet në Liceun Francez të Korçës. Në vitin 1942 ka hyrë në radhët e Rinisë Komuniste dhe në majin e 1943 doli në mal (partizan), bashkë me shokët e klasës, ka punuar me njësitet agitatore të rinisë, më vonë ka kaluar në Kolonjë.
Pas Kongresit të Përmetit ka punuar në Qarkorin e Rinisë Komuniste të Korçës. Ka qenë delegate në Kongresin e I-rë të Rinisë dhe atje është zgjedhur në Këshillin e Përgjithshëm të B.R.A.SH.-it, njëkohësisht atje (Kongres), është dëguar përgjegjës i agjit-propit në Divizionin e II-të Sulmues.
Nga Tetori 1944 e deri në Tetor 1945 ka punuar në sektorin e BRASH-it si redaktor i gazetës “Kushtrimi i Lirisë”, dhe më vonë si redaktor i gazetës “Bashkimi”. Në tetor të 1945 u dërgua me studime në Moskë në Universitetin “Lomonosov”, dhe pas diplomimit në vitin 1950 u kthye në Shqipëri. Në vitin akademik 1950 - 1951 filloi punën në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar në Tiranë dhe më 1951 u emërua si nënkryetar i Institutit të Shkencave dhe më pas Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.[1][2]
Me krijimin e Universitetit të Tiranës 1957 emërohet dekani i parë i Fakultetit te Historisë dhe të Filologjisë. Në vitet 1972 - 1989 qe drejtor i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.[2] Në vitet 70 qe për tetë vite deputet në Kuvendin Popullor.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mjaft artikuj shkencorë, referate, kumtesa dhe diskutime të botuara në dhjetëra organe dhe të mbajtura në Kongrese, konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit prof. Stefanaq Pollo, në mënyrë të veçantë, është ndalur në trajtimin e problemeve thelbësore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Akuza për falsifikime historiografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Avokati dhe studjuesi i historisë Xhafer Sadiku ka trajtuar kontributin e Pollos në tjetërsimin e historiografisë shqiptare. Në një periudhë kur vlerësohej partishmëria e historianëve, Pollo zbatoi mendimin e krerëve të regjimit se “duhet të dalin më mirë përpjekjet e popullit për liri dhe pavarësi se sa grupet e ndryshme të bejlerëve dhe agallarëve që paraqiten si udhëheqës të lëvizjes kombëtare”.[3]
Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qysh me themelimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Stefanaq Pollo është zgjedhur anëtar i saj. Ai ka qenë edhe anëtar i këshillit Drejtues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i Komitetit Ballkanik të AIESE-së.
Ka marrë çmimin e Republikës të shkallës së parë, me medaljen e Kujtimit dhe me urdhërin e punës së kl. të II-të.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Kaloçi, Dashnor (18 korrik 2017). ""Aleks Buda dembel, s'mban premtimet, Stefanaq Pollo priret pas interesit personal"". gsh.al. Gazeta Shqiptare XXIII, - nr. 7476. fq. 11–12. Marrë më 3 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Mara, Qatip (5 shkurt 2018). "Nderim historianit të shquar akademik Stefanaq Pollo". kohajone.com. Koha Jonë. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2018. Marrë më 3 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sadiku, Xhafer (20 mars 2017). "Si e falsifikoi Stefanaq Pollo historinë me porosi të Enver Hoxhës". ballikombetar.info.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]